Pas 47 vite nga tragjedia e dy futbollisteve Nazim Rexhepi e Ali Haziri, Ekrem Rukovci-Beqiri kujton momentet e tmerrit të fatkeqësisë
Pas 47 vite ish futbollisti Ekrem Beqiri-Rukovci shpalosë zemrën për herë të parë, duke treguar aksidentin tragjikë i cili patë tronditur jo vetëm qytetin e Gjilanit por edhe atë Kosovar.
Nata e kobshme e këtij aksidenti tragjik kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 7 shkurtit të vitit 1975, duke u ndarë përgjithmonë nga jeta dy ish futbollistët e shquar të asaj kohe Nazim Rexhepi e Ali Haziri.
Në këtë dimër të vonshëm dhe të kobshëm të vitit 1975 aksidenti me fatalitet kishte ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë duke pikëlluar familjarët, shumë dashamirë të sportit e veçanërisht ata të futbollit.
Pas 47 vite ish futbollisti i C.Zvezdës së Gjilanit, Ramiz Sadikut, Dritës e më vonë edhe trajner i “bardh e kaltërve” të Dritës Ekrem Beqiri- Rukovci për herë të parë kujton ngjarjen e kobshme të dy shokëve e bashkëlojtareve të tij Nazim Rexhepi e Ali Haziri.
“Tani e 47 vite jam pa dy bashkëlojtarët e mi Nazimin e Aliun kemi qenë shok të pandashëm kemi luajtur së bashku futboll kishim ëndrrat tona ishim të rinjë ishim në fillim të karrierës futbollistike unë kisha mbushur 20 vite, Nazimi 22 ndërsa Alia ishe 25 vjeçar kishim shumë ëndrra por ato nuk u realizuan asnjëherë kështu paska qenë fati ynë kjo ditë e kobshme nuk më largohet asnjëher nga mendja e zemra muaji shkurt për mua është një muaj i pikëllimit, por edhe i krenarisë që isha shokë me dy bashkëlojtarët e mi kështu e paska jeta e cila nuk parashihet asnjëherë por zemrën e kam të lënduar dhe me plot mallë “, shprehet Ekrem Beqiri-Rukovci me nostalgji të madhe.
Ekremi nuk i përmban lotët deri sa përkujton ngjarjen tragjike.
“Aliu ishte vozitës i veturës “Fiqa” unë isha pranë tij ndërsa Nazimi ishte mbrapa përnjëherë kemi humbur kontrollin dhe jemi përplasur në një autobusë të parkuar ishte natë shumë e ftoftë me dëborë të madhe. Aliu ka ndërruar jetë menjëherë ndërsa Nazimi ka pasur shenja jete gjerë në spital ku pas disa orësh edhe ai ka ndërruar jetë unë kam qenë pa vetëdije ka qenë një tmerr i vërtet, tani e 47 vite ato skena asnjëherë nuk më largohen nga koka por kjo është jeta me peripeci të ndryshme”.
Ish futbollisti Ekrem Beqiri-Rukovci edhe sot është i bindur po të intervenohej më shpejt ndoshta Nazim Rexhepi do të mbijetonte këtë mendim e ka nga meraku.
“Unë edhe sot i falënderohem fshatarve të Pozhoranit për ndihmën që na kanë dhënë por ka munguar vetura gjerë në spital pas një kohe disa zyrtar të asaj kohe kanë kaluar me veturë dhe na kanë sjellë në spitalin e Gjilanit ai ishte Agim Zatriqi një figurë e njohur politike e asaj kohe një veprimtar i devotshëm i çështjes shqiptare Zatriqi ka bërë gjithçka të mundur por fatkeqësisht ishte vonë”.
Ekremi i cili konsiderohet njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli Gjilanas ka një sekret të veçantë tani e 47 vite duke e ruajtur me nostalgji dhe dhimbje të madhe.
“Aksidenti ka ndodhur saktësisht në ora 00:15, 7 shkurt 1975 pas përplasjes në atë moment mu ka ndalur edhe ora të cilën e ruajë me dhimbje të madhe dhe me krenari për dy shokët e klubit, më lehtë e jap zemrën time se këtë orë nuk ka çmim në botë që ma paguan këtë orë nëpërmjet kësaj ore gjithmonë jam afër shokëve të mi”.
Ekremi kujton edhe ceremoninë e varrimit që janë bërë në ato vite për dy shokët e tij.
“Jam i bindur se kanë qenë mbi 50 mijë qytetarë nga tërë Kosova ishte një dhimbje e madhe, një humbje e madhe dy futbollistë dy shokë dy ardhmëri të këtij vendi u ndanë përgjithmonë nga ne, ju qoftë i lehtë dheu mbi trupin e tyre, jam shumë krenar që i kam pasur shokë dhe bashkëlojtar”, shprehet Rukovci me plot mallëngjim.
Në shenjë mirënjohje me emrin e këtyre futbollistëve për një kohë ishte mbajtur turneu i futbollit i cili konsiderohej njëri ndër më të mëdhejt në vend, vetëm njëherë ishte mbajtur pas luftës dhe tani e 21 vite u harrua ky turne më renome. Është mëkat i madh prej njerëzve të cilët e udhëheqin sportin por edhe prej klubeve
të qytetit të Gjilanit të harrohen këta doajen të futbollit Gjilanas të nderosh sportistin do të thotë të nderosh vetën dhe shtetin tënd shpresoj se më në fund do të rikthehet ky turne më renome i futbollit
Ramiz Rexhepi vllau i Nazimit me nostalgji e me dhimbje të mëdha edhe pasë 47 vitesh thekson se i mungon vllau i tij:
“Koha asnjiher nuk po i shërojka plagët e mungesës sate vëlla, malli për ty çdo herë është më i madhë, ishe krenaria e familjes por zoti e deshti që ju të shkoni në parajsë e ne familjarët jetojmë që të takohemi në parajsë me ty e të çmallemi na mungon për çdo sekondë të jetës she krenaria e familjes e qytetit e futbollit e ne sot edhe pse nuk je në mesin tonë mburremi që të patëm me veprat të cilat i le mbrapa u prehsh në parajsë vëlla i dashur”.
Nazim Rexhepi kishte një talent të jashtëzakonshëm të futbollistit ishte një endërsulmues me perspektivë të madhe, ai për një kohë ishte sprovuar në klubin e ligës së parë të ish-Jugosllavisë OFK Beograd, ishte njëherit edhe absolvent i Fakultetit Ekonomik, ndërsa Ali Haziri ishte sulmues i majtë me profesion zejtar, njëherit ishte edhe humanist i madh, karakteristikë e tij prej futbollisti ishin gjuajtjet e forta dhe pasimet e sakta të cilat i kishte.
Familjari i Ali Hazirit Ramadan Haziri mjaft i mërzitur por edhe krenar që Aliu ishte një futbollist qytetar e humanist i madh i kohës.
“Ne si familjar ndjejmë dhimbje të paharruar edhe pas 47 vitesh fatit të njeriut asnjëherë nuk i dihet jemi krenar për familjarin tonë i cili ishte një njeri i popullit i cili në zemrën e tij kishte vetëm mirësi Aliu na mungon në çdo kohë i qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilin shumë e deshti e kontribuoi, por vdekja e mori në lulen e rinisë pa e shijuar jetën”
Qyteti familjarët dhe historiku i futbollit të qytetit të Gjilanit duhet të jenë krenar për këta dy vigan të futbollit që në lulen e rinisë kur më së shumti i duheshin familjarëve e qytetit ata ikën në amshim për tu mos harruar kurrë./rajonipress/


