Mobi Casa

Pas 26 vitesh në vijën e hetimeve, pensionohet zyrtari policor Sinan Zeneli

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas më shumë se dy dekadash e gjysmë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë publike, pensionohet Sinan Zeneli, një nga hetuesit më të njohur dhe më të respektuar në Rajonin e Gjilanit. Me uniformën që e mbajti me krenari dhe me karakterin e një profesionisti të heshtur, por të palëkundur, Zeneli u shndërrua në simbol të përkushtimit institucional dhe të sakrificës për atdheun. Ai nuk ishte vetëm hetues i krimeve të rënda, por edhe një emër që mishëronte besimin, disiplinën dhe ndershmërinë në shërbim publik.

Në kohët më të vështira për Kosovën, kur atdheu kishte nevojë për njerëz të guximshëm e të përkushtuar, Sinan Zeneli zgjodhi t’i shërbejë vendit me nder, dinjitet dhe përgjegjësi. Fillimisht si ushtar i lirisë dhe më pas si zyrtar i Policisë së Kosovës, ai për më shumë se dy dekada e gjysmë mbeti në vijën e parë të mbrojtjes së rendit, sigurisë dhe shtetit të Kosovës.

Me uniformën që e mbajti me krenari dhe me karakterin e një profesionisti të heshtur, por të palëkundur, Zeneli u shndërrua në simbol të përkushtimit institucional dhe të sakrificës për atdheun. Ai nuk ishte vetëm hetues i krimeve të rënda, por edhe një emër që mishëronte besimin, disiplinën dhe ndershmërinë në shërbim publik.

Nga vitet e luftës e deri në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovën e lirë, rrugëtimi i tij mbetet dëshmi e një brezi burrash që e panë shërbimin ndaj vendit jo si privilegj, por si mision jetësor. Sot, me pensionimin e tij, largohet nga detyra një profesionist me integritet të lartë, por mbetet pas një trashëgimi respekti, përvoje dhe krenarie për kolegët, qytetarët dhe shtetin që i shërbeu me besnikëri.

Pjesë e gjeneratës së tretë të Policisë së Kosovës, Zeneli ishte ndër zyrtarët që kontribuuan në konsolidimin e strukturave hetimore në vitet e para të funksionimit të policisë. Karrierën e ndërtoi kryesisht në sektorin e Hetimeve Rajonale të Krimeve të Rënda, ku për 26 vite me radhë u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet institucional.

ARKATANA

I njohur mes kolegëve me nofkën “Plaki”, ai ishte ndër figurat e para udhëheqëse në procesin e organizimit të gradave policore në Kosovë. Me qetësinë, përvojën dhe vendosmërinë e tij, Zeneli fitoi respekt jo vetëm brenda institucionit, por edhe te qytetarët që për vite me radhë panë tek ai figurën e një hetuesi serioz dhe të pakompromis ndaj ligjit.

Përtej uniformës policore, ai mbante me krenari edhe statusin e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke qenë pjesë e periudhave më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Kjo e bën figurën e tij edhe më të veçantë në kujtesën institucionale dhe shoqërore.

Me rastin e pensionimit dhe 65-vjetorit të ditëlindjes, kolegu dhe eprori i tij, Remzi Azemi, shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e tij shumëvjeçar.

“Për 26 vite me radhë ka qenë shembull i përkushtimit, devotshmërisë dhe energjisë së pashtershme në shërbim të qytetarëve dhe vendit tonë”, ka shkruar Azemi, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe mirëqenie në etapën e re të jetës.

Pensionimi i Sinan Zenelit nuk thjesht fundi i një karriere, por largimi i një profesionisti që për vite me radhë ishte pjesë e heshtur e betejës për rend, siguri dhe drejtësi në Kosovë. Emri dhe kontributi i tij do të mbeten gjatë në kujtesën e kolegëve dhe qytetarëve të Anamoravës./rajonipress/