Uji Dea

Pas 25 vitesh LDK në Viti përfaqësohet edhe në nivelin qendror

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Është nder dhe përgjegjësi që të jesh në organin më të lartë politiko – ekzekutiv, pra në kryesinë qendrore të LDK-së, sidomos nga një komunë e cila nuk ka qenë e përfshirë tash e 25 vite në kryesinë qendrore të LDK-së. LDK-ja me forcimin e pjesës së Anamoraves, me inkuadrimin tim në kryesi si dhe me zgjedhjen nënkryetar të Lutfi Hazirit, ka treguar respektin e saj për votën e Anamoravës thotë Sokol Haliti anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së.

Sokol Haliti po ndihet krenar dhe njëkohësisht dhe përgjegjës që është zgjedhur në kryesinë qendrore të LDK-së. Haliti inkuadrimin e tij në kryesinë e LDK-së e sheh si një forcim dhe fuqizim të degëve të LDK-së në Anamoravë.

Haliti për rajonipress thotë se kontributi im në LDK do të jetë si deri më tash, në përputhje me normat dhe rregullat që dalin nga statuti i LDK-së dhe obligimet që na dalin nga asociacioni i partive popullore evropiane. “Natyrisht, duke iu bashkuar frymës ekipore dhe bashkëvepruese që ka LDK-ja si partia më me traditë në trojet shqiptare. Është nder dhe përgjegjësi që të jesh në organin më të lartë politiko – ekzekutiv, dmth në kryesinë qendrore të LDK-së, sidomos nga një komunë e cila nuk ka qenë e përfshirë tash e 25 vite në kryesinë qendrore të LDK-së” tha Haliti.

Haliti tha se ka qenë e mirëseardhur për një degë që është tejet stabile dhe fituese e dy palë zgjedhjeve inkuadrimi im në kryesinë qendrore.

Fundamenti

“Përvoja ime si në nivelin lokal dhe nivelin qendror do të jetë invencion shtytës, bashkë me anëtarët e tjerë si në pikëpamje organizative ashtu edhe profesionale. Natyrisht do të punojmë bashkë me akteret tjerë përfaqësues nga Anamorava si nga aspekti partiak, por edhe institucional”.

Haliti mendon se LDK-ja me forcimin e pjesës së Anamoraves, me inkuadrimin e tij në kryesi si dhe me zgjedhjen nënkryetar të Lutfi Hazirit, ka treguar respektin e saj për votën e Anamoravës.

“Do të jem zë i fuqishëm i qytetarëve si nga aspekti partiak ashtu edhe institucional për mbrojtjen e interesave të Anamoraves” tha Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.