Fundamenti

Pas 22 vitesh qëndrim, Zvicra dëbon kosovarin e varur nga droga

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në vitin 2012 një gjykatë i pati shqiptuar një dënim me 2 vjet e gjysmë burg për vjedhje, tentim grabitjeje, dëmtim prone, prishje të rendit publik, shkelje të ligjit mbi drogën etj.

Ka jetuar „gjithë jetën“ në Zvicër, gjegjësisht nga vitii 1992, kur i kishte mbushur 4 vjet dhe në kuadrin e bashkimit familjar, prindërit e kishin sjellë në këtë shtet. Sot, kosovari është 26 vjeç dhe pritet të dëbohet nga Zvicra. Një vendim i Gjykatës Federale e detyron të riun e varur nga droga të kthehet në Kosovë, në vendin që e njeh vetëm nga pushimet.

Por, ky vendim i ashpër nuk ka ardhur rastësisht. Kosovari i ri me qëndrim në kantioit Thurgau kishte hyrë në botën e drogës që në moshën 15 vjeçare. Atëbotë atij i ishte shqiptuar një masë edukative, ndërsa më vonë ka rënë disa herë në konflikt me ligjin, për çfarë i ishte shqiptar një vërejtje nga autoritetet për të huaj.

Në vitin 2012 një gjykatë në kantonin Thurgau i pati shqiptuar një dënim me 2 vjet e gjysmë burg për vjedhje, tentim grabitjeje, dëmtim prone, prishje të rendit publik, shkelje të ligjit mbi drogën etj.

Duke marrë shkas nga ky denim, Zyra për Migracion e Kantonit Thurgau, ia kishte shpallur atij të pavlefshme lejen e përhershme të qëndrimit në Zvicër (Viza C). Departamenti i drejtësisë dhe i policisë në kantonin e përmendur kishte hedhur poshtë ankesën e 26 vjeçarit. Pastaj, vendimin e zyrës për migracion e kishte vërtetuar edhe Gjykata Administrative e kantonit dhe së fundi edhe Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend. Sipas kësaj të fundit, vendimi për marrjen e lejes së përhershme të qëndrimit dhe ai për dëbim nga Zvicra, janë në përputhje me ligjin.

United Hospital

Trupi gjykues, në vendiin e tij të shifruar 2C_867/2013 pranon faktin se pranon se kthimi në Kosovë për personin në fjalë është i vështirë. Por ai shton se përkundër faktit se ka jetuar shumë gjatë në Zvicër, dëbimi i tij arsyetohet, kur merren parasysh veprimet e përsëritura kundërligjore dhe deliktet që ai i ka kryer si dhe rreziku i përsëritjes së tyre.

Për personin e varur nga droga, të përfshirë në krime dhe në borxhe, i cili nuk ka mbaruar asnjë zanat dhe nuk ka punuar asnjëherë në mënyrë të rregullt, ekziston një interes me peshë nga aspekti policor dhe i sigurisë që të largohet nga Zvicra, thuhet veç tjerash në vendimin e Gjykatës Federale.

Ankesa e kosovarit se, si person i varur nga droga, në vendin e tij të prejardhjes mund të rrezikohej fizikisht dhe psikikisht, është kundërshtuar nga Gjykata. Hulumtimet që ka bërë ajo, kanë treguar se në Prishtinë ekziston mundësia e marrjes së metadonit si dhe vazhdimi i trajtimit të tij me medikamente.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.