RCCOLA

Pas 20 vitesh zvarritje, Bekim Mustafa fiton betejën e parë gjyqësore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bekim Mustafa i cili për shumë vite ishte palë e dëmtuar dhe ka vuajtur pasoja të shumta për shkak të zvarritjes së lëndës së tij, gjykatësi profesional Naser Maliqi ka evidentuar shkeljet e mëparshme, duke vendosur në favor të rastit të tij. Gjykata e Gjilanit tashmë ka marrë vendim që të kthejë tek pronari legjitim Bekim Mustafa pompën e benzinës me motelet përcjellëse e njohur si “Ferizi Petrol”.

Bekim Mustafa për shumë vite ka pasur probleme pronësore me mixhën e tij Ekrem Behluli, ku për pasojë e tërë pasuria e tij ishte bllokuar nga Gjykata.

I rritur jetim Bekim Mustafa do të vuaj pasoja të shumta për shkak të neglizhencës 20 vjeçare të organeve gjyqësore dhe bllokimit të pasurisë që e kishte në pompën e benzinës “Ferizi Petrol”.

Hidromorava

Por gjykatësi profesionist Naser Maliqi duke parë shkeljet ekstreme në këtë rast ka vendosur në favor të Bekim Mustafës.
Gjykata tashmë ka vendosur që pasuria e “bllokuar” e Bekim Mustafës të kthehet tek ai, duke përfshirë pompën e benzinës dhe motelet përcjellëse.

Avokati mbrojtës Halit Azemi tha se ndonëse me shumë vonesë, megjithatë duhet përgëzuar gjykatësin Naser Maliqi që ka vendosur drejtë dhe në mënyrë objektive../rajonipress/