Pas 16 vitesh lagjja “Malësia” bëhet me kanalizim e ujësjellës
Kamenicë – Begzad Sinani të shtunën ka vizituar lagjen “malësia” ku siç ka thënë ai është intervenuar në rregullimin e kanalizimit e ujësjellësit në këtë lagje i cili është kompletuar pas 16 vitesh.
Begzad Sinani të shtunën ka vizituar lagjen “Malësia” dhe është ndarë i kënaqur me punimet e përfunduara në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësin. “Pas përfundimit të Kanalizimit dhe Ujësjellësit (që nuk kishte që 16 vite). Rruga ishte e pakalueshme ndërsa sot intervenuam.Falënderoj banoret për mirëkuptimin dhe durimin që treguan. Fotot tregojnë se si ishte dhe si duket pas intervenimit” ka shkruar Sinani./rajonipress/


