Fundamenti

Partneritetet Publike – Private, një drejtim i domosdoshëm për zhvillimin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Si kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit, besoj fuqishëm se transparenca dhe partneritetet publike-private janë dy shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja e komunës sonë ka shkruar Mrika Krasniqi Shala.

Postimi i plotë:

Transparenca është themeli i besimit mes qytetarëve dhe institucioneve. Çdo vendim, kontratë apo projekt që realizohet nga Komuna, duhet të jetë i hapur dhe i qasshëm për publikun.

Vetëm kështu qytetarët do të ndihen pjesë e procesit dhe do të kenë besim se vendimmarrja bëhet në interes të tyre.

HW

Nga ana tjetër, partneritetet publike-private janë mundësia më e mirë për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Duke përfshirë bizneset lokale në projekte infrastrukturore, kulturore, sportive dhe sociale, jo vetëm që sigurojmë investime të reja, por edhe krijojmë vende pune dhe rrisim cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Unë do të angazhohem që çdo partneritet të jetë i ndershëm, transparent dhe mbi të gjitha në interes të qytetarëve të Gjilanit.

Vetëm kështu mund ta zhvillojmë komunën tonë në një model të mirëqeverisjes dhe bashkëpunimit të ndershëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.