Partneritet dhe armiqësi në Bllok

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lufta deklarative në mes të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e ka luhatur në thelb koalicionin pas zgjedhor LVAN. Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend. Sipas tyre, këto akuza janë një sinjal për jetën e shkurtër që mund ta ketë LVAN-i edhe sikur të arrij të vijë në pushtet.

E gjitha kishte filluar nga një deklaratë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në një debat me qytetarë në Prishtinë, i kishte quajtur zyrtarët e LAN-it, hajna të Ligës së Dytë.

Fundamenti

Kjo deklaratë nuk i kishte pëlqyer aspak anëtarit të kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri. Ky i fundit në kundërpërgjigje, liderin e Vetëvendosjes e ka quajtur “hajn të pulave”.

E replika në distancë në mes të Kurtit e Hazirit ka vazhduar deri në momentin kur Haziri kishte paralajmëruar prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen gjatë ditës së premte. Por dëshira e Hazirit që ta përjashtojnë Vetëvendosjen nga marrëveshja e Bllokut nuk mori mbështetjen e drejtuesve të LDK-së. Pas kësaj ishte vet Haziri që mohoi prishjen e koalicionit. “Jo ne nuk do ta prishim koalicionin me Vetëvendosjen. Ne mezi e ndreqëm atë”, ka thënë ai…(Tribuna).