Fundamenti

Partnerët e koalicionit duan ndryshime në Qeveri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i rikthyer në postin e shefit të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, paralajmëroi zvogëlim dhe ndryshime në qeverinë e Kosovës. Hoxhaj ka thënë se vendimi për këtë u takon kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

LDK ditë më parë ka mbajtur një mbledhje të Kryesisë, ku temë e diskutimit ka qenë riformatimi i Qeverisë.

Arban Abrashi pati deklaruar se kjo çështje do të jetë temë për javët e ardhshme pasi është edhe kërkesë e faktorit ndërkombëtarë.

“Nuk do të kisha përmend detaje por kjo është edhe kërkesë që ka ardhur nga jashtë. Janë disa ministri që ndoshta duhet të shkurtohen ose të bëhen pak disa prej tyre. Është çështje e javëve në vijim që do ta konsultojmë edhe me partnerët e koalicionit”, ka deklaruar Abrashi.

Mobi Casa

Ndërkaq zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci deklaroi për Klan Kosovën se riformatimi i Qeverisë është i nevojshëm por se Kosova ka tema të tjera politike që kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

“Mendoj që ka hapësirë për një gjë të tillë në mënyrë që të jetë një koordinim shumë më i efektshëm në mes të ministrive, sidomos atyre që lidhen me fusha të caktuara”.

“Mendoj që janë disa tema politike të cilat kërkojnë trajtim të menjëhershëm pa e nënvlerësuar edhe këtë temë por mendoj që ka kohë”, tha Stavileci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.