UBT

Partitë të dielen me aktivitete si në ditët e fushatës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, janë këto subjekte politike që do të fillojnë ditën e diel me aktivitete të ndryshme, për të bërë fushatë, në kërkim të votës dhe mbështetjes së qytetarëve.

Në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme të subjekteve politike, edhe sot këto subjekte vazhdojnë të bëjnë fushat, para fushatës.

Mobi Casa

Ndonëse ende nuk ka filluar koha zyrtare për fushata, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të 8 qershorit, partitë kanë filluar të prezantojnë programet e tyre apo projektet që mendojnë t’i realizojnë, nëse ata do të jenë pjesë e pushtetit të qeverisjes së ardhshme./tribuna/