Partitë shqiptare mos t’i bojkotojnë zgjedhjet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje partive shqiptare të mos i bojkotojnë zgjedhjet e parakohshme të 24 prillit në Maqedoni.
Ai në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se bojkoti nuk është më e mirë dhe, sipas Ahmetit, këto zgjedhje do të jenë më të mirat që janë organizuar ndonjëherë.
Ai ka vlerësuar se roli i partive politike shqiptare është shumë i rëndësishëm meqë ato janë pjesë e zgjidhjes së problemit. Duke mos dashur ta paragjykojë rezultatin që do ta korrë BDI-ja në këto zgjedhje, Ahmeti ka thënë se është punuar për realizimin e obligimeve ndaj elektoratit dhe zbatimit të platformës së kësaj partie.
Ai ka folur edhe për krizën politike në Kosovë, për të cilën ka thënë se duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut./epoka e re/