ARKATANA

Partitë politike nuk po i nënshtrohen procesit të auditimit të financave

/ 2 minuta lexim
HW

Që nga viti 2013, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përzgjedhë auditorët për të kryer auditimin e financave të subjekteve politike, duke shkelur kështu Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike më specifikisht nenin 19.1 dhe 19.2 për kontroll financiar.

Kështu vlerësohet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës lidhur me financat e partive politike.

Ky ligj obligon çdo subjekt politik që në baza vjetore t’ia paraqes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Raportin Vjetor Financiar duke përfshirë edhe Raportin për Deklarimin e Shpenzimeve të Fushatës Zgjedhore.

“Kuvendi, respektivisht Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike duhet të bëj përzgjedhjen e dhjetë (10) auditorëve me anë të një konkursi të hapur çdo fillim vit të cilët do të duhej ta kryenin auditimin e financave të subjekteve politike. Ky proces duhet të përfundoj më së largu deri më 15 qershor të vitit pasues. Po në bazë të këtij ligji, KQZ-ja ka për detyrë që t’i publikoj të gjitha raportet vjetore financiare të subjekteve politike së bashku me raportin përfundimtar të auditimit të subjekteve politike”, thuhet në raport.

ARKATANA

“Subjektet politike kanë respektuar afatet kohore për dorëzim të raporteve financiare në KQZ, mirëpo këto raporte nuk janë bërë publike, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje e cila e ka bërë publike raportet financiar në ueb-faqe e saj zyrtare”, thuhet më tej në raport.

Arsyet zyrtare për dështim të auditimit të financave kanë qenë ndarja shumë e ulët e buxhetit në raporte me çmimin e tregut që kërkohet për veprimtari të tillë.

“Në mungesë të auditimit tash e gati katër vite, burimet dhe shpenzimet financiare nuk janë të ditura për publikun. Mungesa e transparencës financiare është theksuar së fundi edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.