UBT

Partitë politike do të paguajnë me mijëra euro gjoba për shkeljet në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Blerjet e votave, thyerja e heshtjes zgjedhore, rinumërimi i votave janë disa prej shkeljeve që kanë kryer partitë politike dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 8 qershorit, për të cilat Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP) ka vendosur gjoba dhe masa ndaluese.

PDK-së thyerja e heshtjes zgjedhore pritet t’i kushtojë mbi 6 mijë euro. Kjo ndodh pasi që PZAP-ja ka miratuar një ankesë të LDK-së, në të cilën thuhet se PDK-ja ka thyer heshtjen zgjedhore perms dërgimit të sms-ve, shkruan Koha Ditore.

Bëhet fjalë për një sms me përmbajtje “Vendos për misionin e ri, voto sot PDK 58, 1 Hashim Thaçi dhe 89 Shaip Muja”, i cili sipas vendimit të PZAP-it, është dërguar tek Teuta Sahatqija dhe Ramadan Lahu nga LDK-ja. Prandaj PDK-ja obligohet që brenda 15 ditëve të paguajë 6 mijë e 500 euro gjobë.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, ky panel ia ka miratuar një ankesë PDK-së, e cila është ushtruar ndaj Nismës për Kosovën, e që ka të bëjë me blerje votash.

Dega e PDK-së në Malishevë është ankuar se Ardian Mazreku, aktivist i Nismës për Kosovën, së bashku me një grup militantësh të këtij subjekti, u ka ofruar ryshfet qytetarëve për blerjen e votave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.