Eko Higjiena

“Partitë në pushtet, joserioze ndaj Kosovës dhe Shqipërisë”

/ 2 minuta lexim
HW

“Çfarë po bënë Shqipëria dhe Kosova për Luginën?”, ka qenë tema e cila është trajtuar të premten në mbrëmje në emisionin e rregullt javor të televizionit Spektri.

Rreth kësaj çështjeje kanë diskutuar, Nehat Aliu, sekretar i Degës së PVD-së në Bujanoc dhe Enkel Rexhepi nga shoqëria civile, përkatësisht Këshilli për të Drejtat e Njeriut-KDNJ, ndërsa përfaqësuesit e partive shqiptare në pushtet, në Bujanoc, edhe pse të ftuar kanë munguar në studion televizive.

Gjatë elaborimit të temave që ndërlidhen me raportet Shqipëri-Kosovë kundrejt Luginës, Aliu dhe Rexhepi kanë potencuar mungesën e një Plani Strategjik për veprim të përbashkët i cili do të kontribuonte në avancimin e pozitës së shqiptarëve në rajon.

Për të ardhur deri tek një veprim i tillë, bashkëbiseduesit kanë theksuar në radhë të parë nevojën e unifikimit të faktorit politik në Luginë. Ata kanë kritikuar qasjen e deritanishme të këtij faktori duke e cilësuar si joserioze, sidomos të partive në pushtet të cilëve edhe i’u është m’veshur barra e një përgjegjësie më të madhe.

ARKATANA

“Ky joseriozitet është edhe pasojë e mos angazhimit adekuat të qeverive në Tiranë edhe në Prishtinë ndaj Luginës”, është thënë në emision.

Nehat Aliu nga PVD dhe Enkel Rexhepi nga KDNJ kanë ripërsëritur disa herë se është momenti i fundit që Shqipëria dhe Kosova të ndërmarrin masa rigoroze ndaj liderëve politik në Luginë, ngjashëm sikurse qeveria serbe me listën “Srpska” në Kosovë.

Gjatë këtij emisioni, autori i tij, Jeton Ismaili, ka kritikuar mungesën e partive shqiptare që janë pjesë e pushtetit lokal të Bujanocit.

“ Kjo nuk është hera e parë, këto parti munguan edhe në emisionin ku u diskutuan çështje të rëndësishme për emërtimin e rrugëve dhe përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip, ndërsa e lanë në gjysmë emisionin kushtuar integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Askush nuk e ka obligim ligjor pjesëmarrjen në ndonjë emision, por ku është përgjegjësia morale, elektorale, politike dhe transparenca e partive në pushtet. Mos vallë edhe po tentohet të fshihet diçka?”, ka pyetur Ismaili, duke i’a lënë shikuesve që vetë të nxjerrin konkludimin. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.