UBT

Partitë në “nxemje” parazgjedhore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zgjedhjet e reja duken jo shumë të largëta.Takimet e intensifikuara me votuesit shihen si paralajmërim i rënies së Qeverisë dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Vazhdimi i thellimit të krizës politike dhe këmbëngulja e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, si ndëshkim për marrëveshjet e dëmshme ndaj sovranitetit dhe integritetit të shtetit, ka bërë që edhe subjektet politike në pozitë të zbarkojnë në terren për komunikim të afërt me elektoratin dhe të mos kapen në befasi nga vendimi për zgjedhjet e reja. Analistët politikë vlerësojnë se këta janë tregues se zgjedhjet po afrohen.

Sipas tyre, ky është një imperativ që po dirigjohet edhe nga faktori ndërkombëtar, sepse në të njëjtën kohë ka nisur një fazë e re në Ballkanin Perëndimor, e nxitur nga Perëndimi, për t’u dhënë fund regjimeve të korruptuara përmes proceseve të reja zgjedhore, përfshirë edhe atë të Kosovës.

Analisti Ali Hertica thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme nacionale dhe zbarkimi i pushtetarëve nëpër bazat e tyre ka për qëllim që të komunikojnë me elektoratin e tyre.

Uji Dea

Takimet me votuesit, në rrethana elektorale

Edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë se në përgjithësi partitë politike në Kosovë nuk kanë lidhje të forta me anëtarësinë, kësisoj edhe përfshirja e tyre në vendimmarrjen partiake nuk vërehet.

Ai thotë se aq e dobët është kjo lidhje, saqë përgjatë gjithë mandatit nuk na bie të dëgjojmë ndonjëherë udhëheqësit partiakë të përmendin anëtarësinë, prandaj tani janë krijuar dy situata të reja të komunikimit të kupolave partiake me anëtarësinë e tyre, mbase për të qenë gati edhe për befasinë zgjedhore./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.