Hidromorava

Partitë, keqpërdoruese të fondeve publike

/ 2 minuta lexim

Partitë politike në Kosovë keqpërdorin fondet publike, ato nuk janë transparente dhe funksionojnë me nivel të ulët të demokracisë, ndërkohë që pushteti i jashtëzakonshëm i liderëve partiakë minon vlerat patriotike, të cilat partitë politike i mbrojnë aq fuqishëm.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Transparency International Kosova, i punuar në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), në të cilin jepen detaje për mungesën e transparencës nga brenda dhe nga jashtë në financimin e partive politike, mungesa e demokracisë së brendshme, mungesa e pjesëmarrjes në ndërtimin e
platformave të partive politike, dështimi për të mbajtur kuvende zgjedhore brenda afateve të caktuara me statut, si dhe pushteti i liderëve brenda tyre.

“Në Kosovë, partitë politike shpesh janë të sfi duara sepse disa nga fondet e tyre vijnë nga paratë e taksapaguesve dhe ata nuk janë transparentë dhe i keqpërdorin këto fonde publike”, shkruan në këtë raport ku shtohet se niveli i ulët i demokracisë në partitë politike po ashtu reflekton në punën e institucioneve shtetërore që shpesh janë të karakterizuara nga procese vendimmarrëse jo demokratike. TIK shkruan se shumë mënyra se si fi nancohen partitë politike akoma mbesin të paditura për shkak të hapësirave ligjore, moszbatimin e ligjeve në vend dhe aftësive të dobëta të organeve mbikëqyrëseqë janë përgjegjëse për rregullimin e financimit të partive politike.

KKGJILAN

Ky hulumtim ka nxjerr në pah praktikat korruptive në financimin e partive politike, që dëmton zhvillimin e partive politike dhe të demokracisë në Kosovë. “Partitë politike (përveç Lëvizjes Vetëvendosje,VV) dhe KQZ-ja nuk i publikojnë të dhënat e tyre financiare”, thuhet në raport.

Ndërkohë që dënimet aktuale janë simbolike dhe nuk i nxisin partitë politike që të zbatojnë ligjin. Shuma totale e dënimeve të shqiptuara gjatë vitit 2011 ka qenë 2,700 euro, që në mesatare i bie nga 451 euro për partitë e përfshira…(Zëri)