Hidromorava

Partitë janë biznese që zhvatin paranë publike

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova është shtet partiak, ku partitë nuk luajnë rolin që duhet për të ardhur në pushtet dhe për të bërë qeverisje të mirë, por për të shfrytëzuar privilegjet deri në skajshmëri dhe të bëhen të pasur. Kështu mendojnë analistët. Ata thonë se partitë shikohen si një biznes privat e kriminal, ku thonë se kush do të bëhet i pasur futet në parti dhe iu shërbejnë shefave mafiozë dhe krimit te organizuar e korrupsionit.

Hertica: Partitë politike janë ngulfatur nga klanet për t’u pasuruar shefat

“Kosova në tërësi është bërë shtet partiak dhe partitë fare pak luajnë rol për të ardhur në pushtet dhe për të bërë një qeverisje të mirë, por vetëm për të shfrytëzuar privilegjet e shumta, deri në skajshmëri dhe për t’u bërë të pasur. Për këtë, partitë shikohen si një biznes privat dhe kriminal, ku thonë se kush do të bëhet i pasur, futet në parti dhe ata përherë iu shërbejnë shefave të tyre mafiozë dhe krimit të organizuar e korrupsionit”, theksoi analisti Bislim Aliu për gazetën “Kosova Sot”

Kosova është shtet partiak, ku partitë nuk luajnë rolin që duhet për të ardhur në pushtet dhe për të bërë qeverisje të mirë, por për të shfrytëzuar privilegjet deri në skajshmëri dhe të bëhen të pasur. Kështu mendojnë analistët. Ata thonë se partitë shikohen si një biznes privat e kriminal, ku thonë se kush do të bëhet i pasur futet në parti dhe iu shërbejnë shefave mafiozë dhe krimit te organizuar e korrupsionit.

I pasur bëhesh vetëm nëse dëgjon shefat në parti

Analisti Ali Hertica theksoi për gazetën “Kosova Sot” se janë 20 vjet kur në Kosovë u instalua politika e korrupsionit, krimi i organizuar dhe zhvatjes duke u kriminalizuar çdo vit e më shumë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë komunal.

“Dhe deri kur do të tolerojë shoqëria kosovare dhe vetë sovrani që të jetë e diskriminuar, i gjunjëzuar, i nënshtruar para këtyre matrapazëve politikë të mafio-oligarkisë politike dhe mafio-bizneseve kriminale, që janë të lidhura me pushtetin dhe vazhdojnë që ta pengojnë zhvillimin e Kosovës, ngase ky lloj kriminaliteti ka depërtuar edhe në të gjitha nivelet e institucioneve të vendit”, është shprehur ai. Hertica theksoi se partitë politike janë ngulfatur nga klane, të cilat funksionojnë brenda mendësisë së mbrapshtë dhe në vijën paralele të klientelës së tyre, por edhe një pjese të grupeve mafioze.

Fundamenti

Analisti Bislim Aliu theksoi për “Kosova Sot” se Kosova në tërësi është bërë shtet partiak dhe partitë fare pak luajnë rol për të ardhur në pushtet dhe për të bërë një qeverisje të mirë, por vetëm për të shfrytëzuar privilegjet e shumta, deri në skajshmëri dhe për t’u bërë të pasur. “Për këtë, partitë shikohen si një biznes privat dhe kriminal, ku thonë se kush do të bëhet i pasur, futet në parti dhe ata përherë iu shërbejnë shefave të tyre mafiozë dhe krimit të organizuar e korrupsionit”, theksoi Aliu.

Burjani: Ky pluralizëm politik bëhet për të përfituar pasuri të paligjshme

Analisti Blerim Burjani u shpreh për gazetën “Kosova Sot” se partitë në Kosovë janë mbi shtetin, Kushtetutën dhe mbi ligjet. “Nuk ekziston asnjë normë juridike, as ligj që çregjistron partitë kur të shkelin ligjet. “ Partitë janë biznese dhe sundues të parasë publike, kur nuk ka instrument kontrolli ndaj tyre. Ky pluralizëm politik bëhet për të përfituar pasuri të paligjshme, duke pasur parasysh se shteti është i kapur dhe nuk mund të mbrojë të drejtat e qytetarëve për shkak të mosfunksionimit adekuat të rendit dhe ligjit”, është shprehur ai. Shton se deri më tash ka pasur një organizim politik të papërgjegjshëm dhe më shumë këto parti ngjasojnë ne mekanizma përfituese që s’ka kush t’i ndalë.

Shkodra: Partitë nuk e luajnë rolin që do të duhej për ndërtimin e shtetit

“Kosova është bërë shtet partiak. Madje, më ngushtë se partiak, privat e personal. Partitë nuk e luajnë rolin që do të duhej për ndërtimin e shtetit. Duket se nuk kanë program për ekonomi, arsim, kulturë. Ato kanë një program të vetëm, shfrytëzimin e privilegjeve në institucionet qeverisëse, se si duhet të pasurohen sa më shpejt. Nuk marrin parasysh cili është biznes kriminal. Por aderimet e anëtarëve bëhen me qëllim që të pasurohen.

Duke iu shërbyer shefave mafiozë dhe krimit të organizuar e korrupsionit, janë të denjë që të shërbejnë sipas urdhrave të tyre. Madje, ka prej tyre që nuk të lë të flasësh fare për partinë e “tij” të dashur. Dhe, në fund mund të shihet qartë se, ky vend ka mbetur në mëshirën e grupeve, që quhen parti, të cilat për të fituar në zgjedhje shumë mashtrojnë me fjalë, por ndryshe punojnë. Këtë gjendje e kanë dhe duket sheshit me zbrazjen e terreneve përreth kufirit, nga ana lindore fare pa banorë. Koncentrimi është bërë nëpër qendra. Tash edhe prej këtuhit ikin të gjithë rinia dhe kuadrot, në mungesë të perspektivës për një jetë të dinjitetshme”, theksoi analisti Shefik Shkodra për gazetën “Kosova Sot”.