Fundamenti

Partitë e luftës duan mjegull në prag të veprimit të speciales

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Paralajmërimi i zyrtarëve të shumtë të PDK-së, sipas të cilëve në seancën e së mërkurës, kur pritet të votohet për mocionin e opozitës kundër Qeverisë ‘Mustafa’, mocion i mbështetur edhe nga disa deputetë të partive në pushtet, nga ana e zyrtarëve të LDK-së, por edhe nga njohës të rrethanave politike në vend, po shihet si një skenar i paramenduar dhe hartuar në koordinim mes partive të krahut të luftës (PDKAAK-Nisma) për ta rrëzuar qeverinë e Isa Mustafës, në mënyrë që të krijohet mjegull në prag të funksionalizimit të Gjykatës Speciale dhe që këto tri parti që mund të preken nga kjo gjykatë të jenë në një qeveri të përbashkët e të pozicionohen e fortifikohen karshi Gjykatës Speciale.

Gecaj: Ne ende po dëshirojmë të besojmë se nuk flasim për konspiracion dhe se PDK-ja do ta respektojë marrëveshjen e koalicionit me LDK-në

Paralajmërimi i zyrtarëve të shumtë të PDK-së, sipas të cilëve në seancën e së mërkurës, kur pritet të votohet për mocionin e opozitës kundër Qeverisë ‘Mustafa’, mocion i mbështetur edhe nga disa deputetë të partive në pushtet, nga ana e zyrtarëve të LDK-së, por edhe nga njohës të rrethanave politike në vend, po shihet si një skenar i paramenduar dhe hartuar në koordinim mes partive të krahut të luftës (PDKAAK-Nisma) për ta rrëzuar qeverinë e Isa Mustafës, në mënyrë që të krijohet mjegull në prag të funksionalizimit të Gjykatës Speciale dhe që këto tri parti që mund të preken nga kjo gjykatë të jenë në një qeveri të përbashkët e të pozicionohen e fortifikohen karshi Gjykatës Speciale.

Pra, njohësit e këtyre rrethanave konsiderojnë se tani kanë filluar të luhen lojëra për ta nxjerrë në opozitë LDKnë dhe për t’u mbrojtur këto parti nga skemat e paligjshme, korruptive e kriminale përmes zhvatjes e hajnive, sikur rasti i ‘Z-Mobile’ me ‘Devollët’, AXOS-it dhe aferës së pasaportave dhe shumë aferave të tjera, përmes të cilave kanë planifikuar të zhvatin rreth 500 milionë euro, për të cilat kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se nuk do të ketë amnisti nga ligji.

FIDANISHTJA

Gecaj: Këtyre konspiracioneve do t’u vijë fundi

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, theksoi për “Kosova Sot” se skenari i tillë ka mundur të jetë përgatitur nga vetë kreu i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. “Skenari i mocionit të Nismës është kryekëput skenar i Kadri Veselit dhe PDK-së dhe është bërë me qëllim të krijimit të një situate të mjegulluar, në të cilën do të mundohen të përfitojnë elementët kriminalë të krimit të organizuar, të cilët mund të jenë të arrestuar nga Gjykata Speciale. Unë e di që opozita synon gjithmonë mbajtjen e zgjedhjeve, por unë i sugjeroj asaj që të mos bjerë në kurthin e PDK-së dhe SHIK-ut, të cilët kanë plotësisht qëllime të tjera e jo ato për të cilat po deklarohen. Kadri Veseli dhe PDK-ja kanë preokupim të vetëm si të shpëtojnë nga Gjykata Speciale dhe ta vazhdojnë zhvatjen e Kosovës, bashkë me oligarkët”, theksoi Salihaj për “Kosova Sot”.

Me këto konstatime pajtohet edhe deputeti tjetër nga radhët e PDK-së, Sadri Ferati, i cili thotë se këto konstatime kanë gjasa reale për të qenë të sakta. Mirëpo, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, beson që këtyre lloj konsipracioneve duhet t’u vijë fundi dhe marrëveshja e koalicionit të respektohet sikur që është arritur në fillim të mandatit, që i obligon palët t’i respektojnë planet dhe programet e Qeverisë, dhe jo mocionet dhe kundërshtimet e opozitës. “Ne ende po dëshirojmë të besojmë se nuk flasim për konspiracion, dhe se PDK-ja do ta respektojë marrëveshjen e koalicionit me LDK-në”, theksoi Bajram Gecaj.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli, po ashtu thotë se nëse shikohet mocioni i opozitës, atëherë ai është krejtësisht i paqëndrueshëm në pikat, në të cilat i referohet kërkesë për rrëzimin e Qeverisë, kurse sa i takon çështjeve të apostrofuara nga vetë kryeministri Mustafa, për abuzimet dhe aferat, ai thotë se ato janë të mandatit të kaluar dhe assesi nuk mund t’i vishen mandatit të Qeverisë ‘Mustafa’. “Ne akoma nuk kemi ndonjë qëndrim të partnerit rreth mocionit, kështu që nuk e dimë akoma si ka me qenë sjellja ndaj mocionit, por në anën tjetër ne e kemi edhe marrëveshjen e nënshkruar si partnerë dhe në diskutimet që kemi pasur deri tani kemi thënë që pa marrëveshje nuk mundë të shkohet në zgjedhje. Sa i përket qëndrimit të kryeministrit, ai ka të bëjë kryekëput me mocionin e opozitës. Sepse temat e mocionit që ishin ngritur aty nuk kanë të bëjnë absolutisht me këtë qeverisje, por kanë të bëjnë me qeverisjet e kaluara, kështu që nuk mundet faji i qeverive të kaluara t’i hidhet kësaj qeverisje dhe kjo është shumë e qartë”, theksoi Havolli për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.