Uji Dea

Partitë drejt vetërrënimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ngërçi i dytë, pas bllokadës gjashtëmujore të 2014-ës. Qytetarët janë lodhur nga politikanët mashtrues, kriminelë dhe të korruptuar

“Ndëshkimi qytetar edhe për njërin, edhe për bllokun tjetër politik, që po sillen papërgjegjshëm dhe pa gatishmëri për komunikim të kulturuar, është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë në zgjedhjet e radhës”, thotë analisti politik Blerim Burjani

Mobi Casa

Kriza e re politike, që është e dyta pas asaj të vjetshme të ngërçit institucional, mund t’i shtojë pakënaqësitë e votuesve ndaj partive parlamentare. Papërgjegjësia e kësaj klase politike po reflektohet te keqësimi i jetës së kosovarëve.

Analisti politik, Blerim Burjani konsideron se me provokimin e krizës së re, që po sinjalizohet nga sjelljet e pozitës dhe opozitës, dështimi në zgjedhjet e radhës është i padiskutueshëm. “Këto subjekte politike janë të papërgjegjshme, pushtetin e shohin si vend pune dhe për përfitime personale, familjare dhe partiake. Pra, këta njerëz të parapolitikës kanë bërë shumë deformime, adoptime institucionale, kanë keqpërdorur votat dhe besimin qytetar. Me sjelljet e tyre indiferente dhe sjelljet e kundërligjshme kanë arritur totalisht t’i kontrollojnë të gjitha poret e jetës institucionale, si të tillë pozitë -opozitë nuk duhet votuar më qytetarët”, është shprehur Burjani./kosova sot/