FITORJA

Partitë, degë e krimit të organizuar

/ 7 minuta lexim
GRANDEMALL

Duke u bazuar në vazhdimin e mungesës ekstreme të transparencës së partive politike për burimet e tyre të financimit dhe mosraportimin e atyre burimeve dhe shpenzimeve që bëjnë për të funksionuar ato, qofshin në pushtet apo në opozitë, analistët politikë nxjerrin konstatimin, sipas të cilit kjo mungesë transparence është vetëm filli i parë që flet për faktin se të shumica nga ato, për të mos thënë të gjitha janë të inkriminuara, mishëruara e financuara me korrupsionin dhe krimin e organizuar, pushtet e opozitë, që kanë uzurpuar me rrjetet kriminale çdo institucion shteti, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror, si të ishin prona private të tyre. Këto klane të inkriminuara në krim të organizuar jo vetëm që po u sjellin dëm të madh partive të tyre, por ato janë bërë shumë të dëmshme e shkatërruese për qytetarët e Kosovës.

Analisti politik Reshat Sahitaj thotë se partitë politike nuk janë transparente për shpenzimet e tyre, sepse janë firma të shumta, të cilat në mënyrë sekrete u japin miliona partive në pushtet dhe atyre që mendojnë se do të jenë në pushtet.”Biznesmenët janë tipa që nuk merakosën për fituesit e ardhshëm, sepse fituesi vetvetiu u afrohet biznesmenëve, të cilit i krijojnë favore, e këta u japin ryshfet. Një pjesë e biznesmenëve i kanë mirë më të gjitha partitë pozitë-opozitë dhe para zgjedhjeve u “ndihmojnë” materialisht të gjitha partive e shumën e financimit e ndajnë në bazë të madhësisë së partive. Partive të vogla u japin shuma të vogla e atyre të mëdhave u japin miliona, kështu që këta e sigurojnë aktivitetin e punës së tyre pa asnjë pengesë nga se secila parti është në krahun e tyre. Më kujtohet kur para disa vitesh një biznesmen më thoshte se PDK-së i jepte falas 15 mijë litra benzinë, LDK-së 10 mijë litra, kurse partive të vogla nga 2 mijë litra. E njëjta gjë ekziston edhe sot, por tani partitë nuk kanë nevojë për benzinë, por për para kesh”, potencoi ai për “Kosova Sot”.

Nivel dëshpërues i përfaqësimit

Analisti politik, Reshat Badallaj, lidhjen e partive politike me krimin dhe korrupsionin e arsyeton me epitetin që iu vesh atyre, duke i quajtur thjesht banda dhe jo parti që sillen në korniza të veprimit të ligjit dhe interesit qytetar.”Bandat politike në Republikën e Kosovës nuk janë transparente karshi popullit për dy arsye, e them pa më të voglin dyshim. E para, sepse të gjitha bandat politike, qoftë të pozitës, qoftë të opozitës, janë të zhytura thellë në krimin e organizuar dhe e dyta, të gjitha këto banda financohen nga grupet kriminale dhe mafio-oligarkët,sepse përndryshe nuk do t’i mbijetonin kohës, kur dihet situata ekonomike shumë e dobët në Kosovë dhe se mashtrohen shumë rëndë të gjithë ata që mendojnë se këto banda financohen nga anë- tarësia e tyre”, tha Badallaj për “Kosova Sot”. Ndërsa Mustafë Kadriaj i tha gazetës “Kosova Sot” se edhe ai mendon që skena politike është zhytur aq thellë që me këtë mentalitet ka pak shpresë për ditë më të mira.”Jemi dëshmitarë për fushata marramendëse pa kurrfarë mbulimi, duke devijuar edhe votat e qytetarit të varfër të Kosovës”, u shpreh ai. Sipas tij, sot kemi përfaqësuesit më të dobët në Parlament, e po ashtu kemi ekzekutivin më të dobët dhe me ministra po ashtu shumë të dobët, sikur që kemi edhe nivel të dobët përfaqësimi në pushtetin lokal.

Inkriminimi i shtetit

Hidromorava

Analisti politik Ragip Guraziu thotë se aspak nuk e habit fakti pse janë kaq jotransparente partitë politike në shpenzimet e tyre karshi qytetarit dhe pse vazhdon lidhja e tyre e fortë me krimin e organizuar. “Këtu nuk bën përjashtim askush, identike janë të gjitha partitë politike në Kosovë, pozitë e opozitë, duke uzurpuar krimi i organizuar edhe partitë, si çdo institucion shteti, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror, si të ishin prona private të tyre. Këto klane të inkriminuara në krim të organizuar jo vetëm që po u sjellin dëm të madh partive të tyre, por ato janë bërë shumë të dëmshme e shkatërruese për qytetarët e Kosovës”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. Skenën politike të Kosovës, të tej inkriminuar, e sheh edhe analisti Gani Qarri.”Kjo flet më së miri se pse partitë aktuale politike me shpenzimet e tyre karshi qytetarit janë dhe mbeten përherë kaq jotransparente, gjë që edhe dëshmon më tepër se mjaftueshëm se shumica nga ato janë thellë të inkriminuara, mishëruara e financuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, të cilat, fatkeqë- sisht, kanë arritur të uzurpojnë çdo pore të jetës deri te institucionet e shtetit, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror, sikur ato të ishin prona private të tyre”, tha Qarri për “Kosova Sot”. Sipas tij, klanet më të njohura të krimit të organizuar, edhe nëse udhëhiqen nga një grusht i njerëzve të tej inkriminuar, siç përpiqet ndonjëherë të thuhet, ato ka kohë që kanë marrë gjithçka në duart e veta, duke mbytur zërat reformues brenda segmenteve të tyre politike dhe mbajtur pranë vetes, vetëm servilët dhe të inkriminuarit që mund t’i shantazhojnë lehtë dhe për gjithçka.

Pajtimi i fshehtë i partive

Analisti Faton Mehmeti po ashtu pohon se partitë politike janë të inkriminuara në krim dhe para të pista, të cilat i marrin si shpërblim për tenderët që japin.”Të gjitha partitë politike që janë në pushtet, disa në atë qendror e disa në atë lokal, që gjithsesi iu mundëson atyre që të zhvatin para të pista nga biznese të pandershme dhe krejt të dyshimta. Në këtë sens bizneset janë në hall të dhënies së parave të gjitha partive, prandaj edhe po mbahen shpesh zgjedhje pasi çdo parti politike merr para të majme për financim të fushatave, të cilat edhe tejkalojnë milionat. Ekziston një pajtueshmëri e fshehtë nga të gjitha partitë politike që mos të tregojnë prejardhjen e parave, të financimit të tyre, duke ditur se të gjitha financohen pothuaj nga të njëjtët biznese”, tha Faton Mehmeti për “Kosova Sot”. Ndërsa, analisti politik Skënder Mulliqi thekson se krejt ky fill i inkriminimit të partive politike e ka bazamentin te mungesa e transparencës financiare, për të vazhduar tutje në lidhjet me krimin e organizuar.”Partitë politike shumë janë uzurpuar nga njerëzit e fuqishëm, të cilët po diktojnë jo vetëm politikat e tyre, por po i diktojnë edhe financat”, u shpreh ai për gazetën “Kosova Sot”. Sipas tij, uzurpatorët dhe njerëzit e inkriminuar në afera të krimit dhe korrupsionit ishte dashur që të largohen me Ligjin e Dekriminalizimit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.