UBT

Partia që ndan PDK-në, n’mot

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj nuk pritet ta shpallin partinë e re sivjet. Orientimisht këtë gjë, sipas burimeve të afërta me ta, do ta bëjnë kah fundi i janarit apo fillimi i shkurtit.

“Aktualisht, Krasniqi e Limaj janë duke zhvilluar biseda me qytetarë të fushave të ndryshme, të cilët po shprehin interesim për t’iu bashkuar në formacionin e tyre politik”, ka thënë një zyrtar i PDK-së, që vazhdon t’i ruajë kontaktet me pjesën e të pakënaqurve të partisë.

Ai nuk e ka mohuar që në mesin e mbështetësve të idesë për themelim të partisë, ka edhe deputetë të Grupit parlamentar të PDK-së, ndonëse nuk i ka përmendur emrat e tyre.

Eco Higjiena

“Esenca është se ka deputetë. Se cilët janë ata, do të dihen në kohë”, ka thënë ai. I njëjti e ka përjashtuar mundësinë që Krasniqi e Limaj të heqin dorë nga projekti i nisur, megjithëse për të parin ka folur me garanci të plotë. “Thaçi e di se Krasniqi nuk kthehet më në PDK, prandaj atij as nuk i çon njerëz për pajtim. Krejt shpresat i ka te Limaj”, ka thënë burimi i gazetës.

Kreu i Kuvendit nuk ka parapëlqyer të japë shpjegime rreth zhvillimeve të fundit, me arsyetimin se pozicionin e tij e ka qartësuar tash e sa muaj. “Besoj se unë kam qenë i qartë në ato që i kam thënë deri tani. Nuk kthehem në PDK”, ka thënë ai. Faktikisht, Krasniqi ka refuzuar pozitën në Kryesi të PDK-së, të cilën, në mungesë të tij, ia kanë besuar bashkëpartiakut e deritashëm, në Kongresin e fundit zgjedhor…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.