FIDANISHTJA

Partia e Veselit mes dy zjarresh, me LDK-në apo me LVV-në?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur në mes të dy zgjedhjeve. Në njërën anë është propozimi për një qeveri gjithëpërfshirëse derisa në anën tjetër partia e Albin Kurtit ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti. Cilën anë do ta mbajë PDK-ja, apo do të zgjedhë qëndrimin në opozitë?

Qeveria Hoti nuk është duke arritur të sigurojë votat që i duhen në Kuvend për të kaluar projektligje. Tash e sa kohë është duke u diskutuar për mundësinë që në ekzekutiv të bashkohet edhe partia e Kadri Veselit. Megjithatë, PDK-ja deklaron se nuk kanë diskutuar në organe të partisë për këtë çështje, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka deklaruar në emisionin Frontal në T7, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

“Në organet e PDK-së nuk është diskutuar kjo çështje, po sigurisht se gjithmonë në politikë ka biseda pozitë – opozitë për rikonfigurim ndryshim”, ka deklaruar ai.

ARKATANA

Derisa mundësia që Qeverisë t’i bashkohet PDK-ja nuk e ka gjetur edhe pajtimin e AAK-së, tashmë ka nisur mbledhja e nënshkrimeve që mund ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin Avdullah Hoti.

Edhe me këtë skenar të LVV-së nuk është bashkuar ende PDK-ja. Në këtë subjekt thonë se do t’i bashkohen mocionit, vetëm nëse partia e Albin Kurtit arrin t’i sigurojë votat që i duhen për ta dërguar mocionin për votim në seancë.

“Kur diskutohet për mocione duhet të diskutohet çka përtej mocionit, e jo me bo një mocion e me dalë para mediave me njoftu qe e bona mocionin merre ose leje. Ose me bo përpjekje që ma tepër me bo luftë me partitë opozitare sesa me Qeverinë. Kur bëhen 40 nënshkrime na i japim votat”, ka thënë Hamza në T7. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.