Uji Dea

Partia e Drejtësisë, reagon ndaj Komunës së Gjilanit për trajtimin jo dinjitoz të rrugëve në fshatrat e saj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit së fundmi ka filluar të trajtojë rrugën kryesore të fshatit Zhegër, që konsiderohet si hyrje e fshatit. Javën e fundit një shtresë e asfaltuar e cila shihet qartë se gjerësia e saj nuk e përmbush tërësinë e rrugës edhe ashtu e ngushtë për vetura, ka bërë që qytetarët t’i shprehin pakënaqësitë ndaj kësaj praktike jo të mirë dhe neglizhuese thuhet në reagimin e Partisë së Drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Për cilësinë dhe trashësinë e kësaj rruge të asfaltuar nuk do të ishte e drejtë të flitet sepse janë organet kompetente që vlerësojnë, por gjithsesi lë për të dëshiruar. Puna e përfunduar në teren që qytetarët e shohin dhe e kalojnë për çdo ditë, u jep përshtypjen e parë se ka të meta të dukshme, dhe pakënaqësinë e kanë shprehur që në fillim.

Fundamenti

Kjo rrugë lidhëse e shumë fshatrave në vazhdimësi shërben edhe si lidhje me kufirin me Maqedoninë e Veriut, e që do të duhej të ishte me standardet më të mira evropiane, do t’a bënte korridor shumë atraktiv dhe lehtë të kalueshëm. Komuna e Gjilanit nuk e ka marrë për bazë influencën pozitive të këtij korridori në fshatrat që kalon dhe jo vetëm. Ky trajtim jo serioz i këtij korridori me rrugët të cilat ngushtohen e që do të duhej të ishte e kundërta, kërkon adresim!

Rrugët të cilat janë bërë trend në vonesa, në mos përmbushjen e standardeve evropiane, në kryerjen e punimeve shkel e shko duket se po vazhdojnë, pa lënë mënjanë edhe shpenzimet e përsëritura të viteve në vazhdim, sepse pas pak viteve do të kërkojë intervenim si infrastrukturë.

Rrugët që nuk përputhen me trotuare por ngushtohen nuk dojnë koment!
Qytetarët kërkojnë shërbime dinjitoze, infrastrukturë meritore dhe me standardet më të larta, pa lënë anash edhe kohën që asnjëherë nuk futet në diskutim përfundon reagimi nga Partia e Drejtësisë dega në Gjilan./rajonipress/