UBT

Partia e Drejtësisë me akuza të rënda ndaj Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, reagon ndaj Komunës së Gjilanit për ngecjet në ndërtimin e stadiumit të qytetit, respektivisht me qëndrimin në heshtje të përgjegjësve ndaj këtij institucioni kaq të rëndësishëm për futbollin. Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon që angazhimit rreth ndërtimit të stadiumit të qytetit t’i vihet pikë, dhe ky projekt të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka kohë që nuk punohet brenda stadiumit, ashtu siç nuk punohet as jashtë saj. Qytetit po i mungon stadiumi. Qytetit i është vënë sipër një logo e re, ku shkruan “këtu punohet”, e që realisht asnjëherë nuk përkon me realitetin. Gërmadhat kanë zënë vendin e tifozëve.

Qytetarëve u mungojnë brohoritjet, u mungojnë të dielat sportive, u mungojnë festat e tifozëve të bashkuar. Nuk janë tifozët e klubeve Gjilanase vetëm të rinjtë. Aty dhe jashtë saj gjenë përkrahës të të gjitha moshave.

RCCOLA

Ky qytet i sportit, deshën apo nuk deshën do të mbetet i tillë, do të mbetet qyteti me tifozët më të mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon që angazhimit rreth ndërtimit të stadiumit të qytetit t’i vihet pikë, dhe ky projekt të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur.

Zgjidhjes t’i dilet zot dhe mos të lihet mënjanë problemi duke arsyetuar mos punën me arsyet burokratike.thuhet në reagimin e Partia e Drejtësisë dega në Gjilan./rajonipress/