Uji Dea

Partia e Drejtësisë mban kuvendin e II te nëndega e “Arbërisë” dhe “Iliria”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Partia e Drejtësisë është parti me vlera fetare e kombëtare e bazuar në drejtësi dhe ndershmëri, si mënyrë e vetme e ecjes përpara e shtetit të Kosovës. Kështu deklaroi sekretari i degës së PD-së në Gjilan, Burhan Arifi me rastin e mbajtjes së kuvendit të dytë zgjedhor të nëndegës së lagjeve “Arbëria” dhe “Ilira”.

Burhan Arifi njëherit kryetar i deritashëm i kësaj nëndege tha se Partia e Drejtësisë është Parti e cila u jep shanse kuadrove të reja që të avancohen më tej, është Parti e cila është duke u rritur ditë e përditë.

Kështu duke qenë i angazhuar si sekretar i degës së PD -së në Gjilan ai largohet nga posti i Kryetarit të nëndegës duke ia liruar këtë post anëtarit të ri të Partisë së Drejtësisë Ahmet Kastrati i cili edhe u zgjodh kryetar i kësaj nëndege me qëllim që mos të ketë ngecje në punët qe i presin.

Mobi Casa

Poashtu gjatë kë tij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e nëndegës dhe udhëheqësia e kësaj nëndege.

Kryetari i sapozgjedhur, Ahmet Kastrati dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së kësaj nëndege deklaruan se janë të nderuar që tash e tutje do të udhëheqin me këtë nëndegë dhe se do të punojnë me vullnet të madh dhe bashkërisht t`i kryejnë detyrat që iu janë besuar thuhet në njoftimin e PD-së./rajonipress/