Fundamenti

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan vlerëson gjendjen aktuale (COVID-19) stabile

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Partia e Drejtësisë dega në Gjilan ka përcjellë me shqetësim të madh zhvillimet që kanë të bëjnë me pandeminë në nivel lokal dhe jo vetëm. Duke pasur parasysh se kontaktet e drejtpërdrejta kanë qenë të pamundura me qytetarë, Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, gjatë tërë kohës nëpërmjet teknologjisë informative ka komunikuar me qytetarë dhe aktivistë të saj, duke i’u kërkuar vazhdimisht që të respektojnë rregullat dhe ndalesat që ka bërë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha Institucionet tjera relevante.

Partia e Drejtësisë e vlerëson gjendjen aktuale në Gjilan stabile, dhe bën apel tek qytetarët të ruajnë distancën dhe t’i përmbahen rekomandimeve të IKShPK-së.
Gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë nëse i kërkohet nga institucionet gjegjëse, apo thënë më mirë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë institucionet komunale dhe qytetarët pa dallim.

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan me këtë rast nuk lë pa falënderuar IKShPK-në, Spitalin Regjional të Gjilanit me gjithë stafin e tij, Policinë e Kosovës, Ministrinë e Arsimit (kontribuuesit e mësimit online në të gjitha nivelet), ndërmarrjet publike që kryen punën e tyre edhe në këtë kohë, komunitetin e biznesit, mediat e shkruara dhe televizive që po informojnë qytetarët në kohë reale, të gjitha organizatat (OJQ-të) që ndihmuan qytetarët në mënyra të ndryshme, Shtabin Emergjent në Komunën e Gjilanit dhe të gjithë ata që kontribuuan në një mënyrë apo tjetër për ta kaluar këtë situatë pandemie.

FITORJA

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan në mbledhjet e saja të rregullta (online), me vëmendje ka përcjellë zhvillimet dhe aktualitetin politik në vend, dhe vazhdimisht është shprehur e shqetësuar me atë se ç`farë po ndodhë.

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan mbetet konsistente dhe e përkushtuar të qëndrojë pranë qytetarëve të Komunës së Gjilanit dhe më gjerë në këtë kohë pandemie, duke i sugjeruar qytetarët që të ruajnë qetësinë, të ndihmojnë njëri tjetrin, Institucionet e Komunës dhe Republikës së Kosovës, dhe ta kalojmë këtë sfidë sa më mirë që të jetë e mundur thuhet nw reagimin e këtij subjekti politik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.