Fundamenti

Parqet e gjelbëruara dhe të mirëmbajtura, po i japin bukurinë e merituar qytetit të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Pas shumë vitesh parku i qytetit dhe hapësirat tjera gjelbëruese kanë filluar të marrin formën dhe pamjen e dikurshme.

Parku i qytetit po e zbukuron edhe më shumë qendrën e Gjilanit. Ka filluar të mirëmbahet ashtu si duhet nga punëtorët e kompanisë “ELBAU”.

Parku më herët ishte në pozitë të mjerueshme për shkak të tekeve që tregonte qeverisja komunale në raport me kompanisë “EcoHigjiena”, ndërsa për shkak të këtyre problemeve parku nuk mirëmbahej.

Fundamenti

Tani janë punëtorët e veçantë të kompanisë “ELBAU” që po kujdesen për këtë vlerë të shtuar të qendrës së qytetit. Por janë edhe hapësirat tjera gjelbëruese në Gjilan që po mirëmbahen.

Ndonëse një hapësirë e ngushtë gjelbërimi, drunjtë tek rruga “Fadil Jakupi” i japin një pamje mahnitëse kësaj lagjeje./rajonipress/