ARKATANA

Parqet dhe hapësirat e gjelbëruara publike vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qytetarët e akuzojnë Alban Hysenin se nuk po ndërmerr asnjë hap për ta mbajtur të pastër qytetin dhe hapësirat publike. Në lagjen “Arbëria” është një park shumë modern, por dora institucionale nuk e ka pastruar sikurse as drunjtë dhe gjelbërimin që ndodhet tek rruga Fadil Jakupi.

Shumë hapësira gjelbërimi dhe drunj dekorative të mbjellura qysh në kohën e Qemajl Mustafës nuk mirëmbahen nga qeverisja e LVV.

Kjo qeverisje të vetmen armë e ka propagandën përmes rrjeteve sociale, se gjoja qyteti po përparon dhe po ecë përpara.

Qytetari Bardhi Bsaik ka shkruar: “O zotëri Kryetar e ke bo parkun e Arbërisë plot me kabare mujshi naj dit me najë pru edhe najë diskotekë se tjetër nuk është ka mungon. Pa dil shi niher atë udhe kryesore qysh u bo prej tekstilit deri te “Arbëria” ka shkruar ky qytetar.

Fundamenti

Por nuk është vetëm “Arbëria” sepse hapësira publike të gjelbëruara ka shumë të tilla që komuna nuk i mirëmban fare. Është një rrugë e mbjellur me drunj të mrekullueshëm dekorativ, por që kurrë nuk mirëmbahet në rrugën “Fadil Jakupi”.

Esati qytetar në këtë lagje thotë se vërtet është e pakuptimtë që komuna asnjëherë se ka pastruar këtë pjesë.

”Janë drunj shumë të mirë ndërsa bari shpesh rritet dhe jemi ne qytetarët që kujdesemi nganjëherë dhe e pastrojmë” shton ky qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.