United Hospital

Parodi : Liberalizimi i vizave

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Demir Krasniqi

I.
Kuku nanë,
Po më dhembë kërthiza –
S’ kam shërim, oj nënë,
Pa na i hekë këto viza !

Kuku nanë,
Fort më ka kapë kriza –
Pa u hekë vizat , nënë ,
Nuk mund t’ bajë deviza !

Kuku nanë ,
M’ ka mbet thatë shtëpiza –
Pa u hekë vizat , nënë ,
Nuk po më merr Liza !

II.
Jalla , kush na i futi , oj nanë ,
Neve , gjithë këto miza –
Jalla , që s’ po i lanë , oj nanë,
Të na japin viza ?
Of , aman, aman , aman !

Rrugët e Evropës , nanë ,
Jalla , gropa – gropa …
Për pa na i hekë vizat , nanë,
S’ po na merr Evropa !
Of, aman, aman, aman !

Rrugët e Evropës , nanë,
Plot kanalizime …
Për pa na i hekë vizat , nanë –
S’ ka liberalizime !
Of , aman, aman , aman !

FIDANISHTJA

III.
Ani , jo n’ këtë t’ Enjte , moj ,
Po n’ atë t’ Enjte !…
Ani , moj Evropë ,
O, po boll na rrejte !
Tjaraninaj , ninaj , no !

Ani , jo n’ këtë javë, more ,
Po n’ atë javë – e !…
Ani , janë mbushë rrugët , o ,
Plot meçavë – e !
Tjaraninaj , ninaj , no !

Ani , jo n’ këtë muaj , more ,
Po n’ atë muaj – e !…
Ani , moj Evropë ,
O , me ne mos luaj – e !
Tjaraninaj , ninaj , no !

Ani , jo n’ këtë stinë, more,
Po n’ atë stinë – e ! …
Ani , moj Evropë ,
Kur po vjen n’ Prishtinë – e ?
Tjaraninaj , ninaj , no !

Ani , na ka rrokë , more ,
Nji siklet –e !…
Liberalizim vizash , o,
Nuk ka as sivjet – e !
Tjaraninaj, ninaj, no !

Gjilan, më 10.07. 2018 .

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.