Parodi : Këshilla jetësore
N’ daç mos me t’ra flokët si Isa – Shko n’ shitore e blej plisa ! N’ daç me ditë çka është amshimi – Merr mësim çka thotë Hashimi !
N’ daç me shpëtua pa t’djegë prushi –
Merr mësim çka thotë Ramushi !
N’ daç me shpëtua pa u sëmurë nga klima –
Merr mësim nga Fatmir Lima !
N’ daç me shpëtua pa t’ dhimbtë trupi –
Merr mësim çka thotë Jakupi !
N’daç me shpëtua pa t’ rrokë nxehti –
Merr mësim çka thotë Behxheti !
N’ daç me ndejë qysh është ma s’ urti –
Merr mësim nga Albin Kurti !
N’ daç me shpëtua pa t’ rrokë vreri –
Merr mësim nga Visar Ymeri !
N’ daç me pa si agon dita –
Merr mësime nga Edita !
N’ daç me pa ç’ është marifeti –
Merr mësim nga Atifeti !
Gjilan, më 05.12.2015. Demir Krasniqi


