Eko Higjiena

Parodi humoristiko – satirike : Jo nuk ndahet Mitrovica

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi

Rrang e dang po banë tepsia –
Janë mbledhë shokët dhe miqësia ,
Shtrohet mezja dhe rakia ,
Kërcet kënga dhe sharkia ,
Këndojnë Balia e Bakia ,
Janë ba qykë nga rakia ,
Janë ba qykë nga “shlivovica” :
“Jo , nuk ndahet Mitrovica !”

Pa u shkrumbua kryelana e pica ,
Pa u djegë peshku e pleskavica ,
Pa u shterua Ibri e Sitnica ,
Për pa ra kerri në spica ,
Për pa u thye bishti e sakica ,
Për pa u thye çekiçi e teshlica ,
Për pa u shqye surlja e mezhnica –
Jo, nuk ndahet Mitrovica !
Pa u shqye defi e tupani –
Jo , nuk ndahet kurrë Zveçani !
Për pa u kalbë baruti e teneqja –
Jo , nuk ndahet kurrë Trepça !
Pa u kallë plehu e bërlloku –
Jo , nuk ndahet Zubin Potoku !
Pa u djegë kulaçi e sandviçi –
Jo , nuk ndahet Leposaviqi !

ARKATANA

Hajde , hajde , o mixha Elez –
N’ Mitrovicë po ngrihet , o “Muri Kinez” !
Hajde, hajde , moj halla e Erblinit –
N’ Mitrovicë po ngrihet “Muri i Berlinit” !
Hajde, hajde , n’ Mitrovicë shkojmë lugut –
Si Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut !
Muri i Mitrovicës po ngrihet me hatër –
Kur t’ vijnë “kaubojcat “ për amfiteatër !

Gjilan, 12.12.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.