UBT

Parodi humoristiko – satirike : Hipi hoxha në minare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hipi hoxha në minare – Zu po thërret temxhit pa pare:
“Libri ynë ka ndërruar jetë – Do t’ varroset sot në drekë !”

Prej se doli interneti –
Librit i hyni ileti !
E zu ndryshku n’ bibliotekë –
Se me dorë kush s’e ka prekë !

Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Shumë gazeta kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se doli interneti –
Në gazeta hyni ileti !
Interneti u bë sebep –
Nuk i futë ma kush në xhep !

Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Gramafonat kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se dolën magnetofonat –
Ilet morën gramafonat !
Kush me dorë ma disk nuk prekë –
Për gjithmonë mbetën të shkretë !

FIDANISHTJA

Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Audio kasetat kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se dolën kompakt disqet –
Audio kasetat e panë si vdiqet !
S’ dëgjon kush ma audio kaseta –
Për gjithmonë mbeten të shkreta !

Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Kompakt disqet kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se doli interneti –
Kompakt disqeve iu hyni ileti !
Kush me sy nuk i shikon –
As me veshë nuk i dëgjon !

Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Radio stacionet kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se doli në treg Vajberi –
T’ gjitha radiot i kapi vreri !
Kush ma valë n’ te nuk kërkon –
As program kush nuk dëgjon !…

Gjilan, më 26.04.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.