Uji Dea

Parodi aktualiteti në Kosovë : Kalle, kalle !…

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

E kalle, kalle sallën në Kuvend – E t’ na sheh bota, o, se jemi çmend ! E mollotovin kalle n’ Parlament –

E t’ na sheh bota se na kanë lanë mentë !
E kalle, kalle koktej mollotovin –
E se kështu na e kënaqim Moskovin !
E kalle, kalle , qitja flakën pragit –
E kështu ia bëjmë na qejfin Beogradit !
E kalle, kalle , o , ndizni dyshemetë –
E kështu te na , o, po bëjnë deputetet !
E kalle , kalle , o , ndizni veturat –
E kështu te na , o, po na veprojnë burrat !
E kalle, kalle , o , qitjani tymin –
E krejt dynjaja le t’ na e shohë trishtimin!
E kalle, kalle , o , qitjani flakën –
E mos t’ na shohin kur ta vjedhim arkën !
E kalle, kalle , ndizni korporatën –
E mos t’ na shohin çka po vjedhim natën !
E kalle, kalle , o, qitjani gotat –
E mos t’ na shohin kah t’i vjedhim votat !
E kalle, kalle , o, qitjani zjarret –
E ta shohë populli çka bëjnë atdhetarët !
E kalle , kalle , o, qitjani lotët –
E se kështu tregohen patriotët !
E kalle, kalle , o , ndizni gjykatat –
E mos t’ na shohin kur t’ vjedhim bankomatat !
E kalle, kalle , o, ndizni qytetin –
E mos t’ na shohin kur t’ vjedhim buxhetin !
E kalle, kalle , o , thyejani fenerët –
E mos t’ na shohin kur t’ vjedhim tenderët !
E kalle, kalle , thyejani kamerat –
E mos t’ na shohin me sy reporterat !
E kalle, kalle , o, te Policia –
E kështu ndërtohet , o , demokracia !
E kalle, kalle , flakë le t’ shkon qyteti –
E ta shohë populli se qysh mbahet shteti !
E kalle, kalle , ndize presidencën –
E se kështu na e bëjmë rezistencën !
E kalle , kalle , qysh e do shoqëria –
E se kështu , o, rrëzohet Qeveria !
E kalle , kalle, flakë le t’ shkojë hareja –
E se kështu na shkojmë në zgjedhje t’ reja !
E kalle, kalle , o, si për festa –
E na shkoi jeta , gjithmonë me protesta !
E kalle, kalle , veç për dekorata –
E na shkoj jeta , veç me demonstrata !
E kalli, kalli , dërrasat e tavanit –
E kështu na i dalim Zot Vatanit !

United Hospital

Gjilan, më 20.03.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.