Uji Dea

Parma, ofertë për Sadikun

/ 1 minutë lexim

Parma i ka vënë syrin sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili aktivizohet me klubin zviceran Lugano.

Edhe më parë është folur për interesimin e disa klubeve të rëndësishme për të marrë shërbimet e sulmuesit, por këtë herë gjërat duket se janë edhe më serioze.

Uji Dea

Sipas faqes fussball.ch, bëhet e ditur se Parma ka bërë një ofertë konkrete pak ditë më parë për lojtarin dhe mbetet për t’u parë nëse do ta bindë atë, duke qenë se tashmë në mes është futur edhe Kaizerslauten.

Përveç Parmës, interesim për Sadikun kanë shprehur edhe Fiorentina, Catania, Siena, Chievo, West Bromwich Albion dhe Munich 1860.