Fundamenti

Parlamenti Studentor reagon ndaj vendimit të fundit të Këshillit Drejtues lidhur me Bursat Studentore

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ne konsiderojmë se vendimi i fundit i dalë nga Këshilli Drejtues për studentët që kanë notën mesatare mbi tetë (8) në Fakultetin e Edukimit dhe FSHK dhe 8.5 në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik të jenë përfitues të bursës universitare është i papranueshëm dhe nuk i ndihmon ngritjes së cilësisë sê studimeve për disa arsyje:

Reagimi i plotë

Të nderuar,
Ne si Parlament Studentor bashkërisht me studentët bursistë të Universitetit ‘Kadri Zeka’ (nota mesatare 9 dhe 8.5) sipas kritereve të vitit të kaluar, sot kemi mbajtur një takim në të cilin është diskutuar vendimi i fundit i Këshillit Drejtues lidhur me kriteret e vendosura si kusht për të qenë studentë bursistë në UKZ.

Ne konsiderojmë se vendimi i fundit i dalë nga Këshilli Drejtues për studentët që kanë notën mesatare mbi tetë (8) në Fakultetin e Edukimit dhe FSHK dhe 8.5 në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik të jenë përfitues të bursës universitare është i papranueshëm dhe nuk i ndihmon ngritjes së cilësisë sê studimeve për disa arsyje:
• Është vendim i pa analizuar për efektet që shkakton në të ardhmen për studentët.
• Bursa nuk është kategori që synon të përfshijë kuantitet por kualitet, gjë që kërkon trajtim më serioz dhe afatgjatë.
• I humbet vlera titullit ‘bursist’.
• Ndryshimi i notës mesatare pothuajse për çdo vit tregon jo-seriozitet dhe mos përfillje për elitën e universitetit.
• Sot mund të jetë 8.0 ndërsa vitin tjetër 9.5 dhe nuk mund të lejojmë që të bëhet lojë me dinjititetin e bursistav.

RCCOLA

Vendimet e tilla të cilat nuk diskutohen me Parlamentin Studentor e as në Senatin e Universitetin (duke u nisur nga fakti qe vitet e kaluara kriteret për të qenë bursist janë diskutuar në Senat) por merren direkt nga Këshilli Drejtues, tregojnë që vendimi ka qenë i ngutshëm dhe nuk është marr në konsideratë mendimi i akterëve tjerë me rëndësi në Universitet andaj NE së bashku si studentë nuk do të lejojmë degradim të tillë për KRENARINË e Universitetit!

Duke e parë interesimin e Këshillit Drejtues që të përfshihen sa më shumë studentë në listën e bursistëve, propozimi i ynë si Parlament Studentor është që studentët të cilët kanë notën mesatare sipas kritereve të vitit të kaluar të përfitojnë një Bursë dinjitoze me shumë prej 1000€ (nuk jemi Universiteti i parë publik që ndan bursa në vlerë të tillë) ndërsa pjesa tjetër e fondeve të shpërndahet proporcionalisht mes studentëve që kanë mesataren sipas kritereve të reja dhe për projekte të ndryshme të realizuara nga studentët.

Ftojmë Këshillin Drejtues dhe Menaxhmetin e UKZ-së të rishqyrtojnë edhe njëherë vendimin lidhur me bursat studentore përndryshe studentët nuk do të aplikojnë për Bursa derisa të mos ketë një reflektim pozitiv nga ana e KD dhe Menaxhmentit.
Me respekt,
Parlamenti Studentor