Eko Higjiena

Parlamenti Studentor i UKZ-së shënoi datëlindjen e atdhetarit Kadri Zeka

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Parlamenti Studentor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka shënuar datëlindjen e 63-të të Kadri Zekes, emrin e të cilit Universiteti e mban me krenari.

Në këtë organizim të studentëve kanë marrë pjesë drejtues të Universitetit “Kadri Zeka”, përfaqësues të familjes së veprimtarit Kadri Zeka, profesorë dhe pjesëmarrës të tjerë.

Me këtë rast Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka pasi ka përshëndetur pjesëmarrësit ka thënë se veprat që la pas atdhetari Kadri Zeka dhe aktiviteti i tij i bujshëm kombëtar,e bëjnë atë të pavdekshëm dhe të paharrueshëm për popullin shqiptar në përgjithësi.

Uji Dea

Ndërsa Kryetari i Parlamentit Studentor Mehmet Zylfiu ka thënë se sot është një ditë e veçantë, sepse sot 63 vjet më par kishte lindur atdhetari Kadri Zeka. Zylfiu tha se simbolikisht heronjtë nuk kanë datë të rënies por vetëm atë të lindjes, sepse ata vazhdojnë të jetojnë në mesin tonë me veprat e tyre.

Me organizim te programit simbolik, studentja Fjolla Ajdari lexoi biografinë e atdhetarit Kadri Zeka, kurse studentja Aurora Ibrahimi ka ekzekutuar një pikë në piano para të pranishmëve.

Të pranishmit patën rastin që të shikojnë edhe ekspozitën ku ishin te paraqitura disa piktura të punuara nga profesori i artit Ahmet Ibrahimi, asistentja Magbule Xhemajli dhe studentët. Këto punime kryesisht kishin karakter kombëtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.