Uji Dea

Parlamenti studentor akuzon UKZ se shkeli konkursin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Për ironi të njëjtit studentë të pranuar për punë praktike kanë qenë të zgjedhur muaj më parë për bursa ndërkombëtare, vizita studimore si dhe këmbime të studentëve ku me kërkesën e studentëve kemi ngritur shqetësimin për këtë dukur ka thënë Mehmet Zylfiu nga Parlamenti Studentor që vepron në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”.

Reagim publik rreth konkursit për punë praktike për studentët e Universitetit “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka” duke u mbështetur në dispozitat e nenit 16 të Ligjit të Punës nr.03/L-212 si dhe vendimin e Këshillit Drejtues të UKZ-së, të mbledhjes XIX të datës 10.11.2017 dhe protokoluar me nr.02/1876 të datës 29.11.2017, Universiteti ynë shpalli konkursin për punë praktike për 10 studentë të cilët janë duke ndjekur studimet në këtë Universitet.

Pikat të cilat ne konsiderojmë se janë shkelur në konkursin e lartpërmendur:

* Sipas konkursit: kandidatët do të ftoheshin për intervistim, disa nga kandidatët nuk u ftuan fare në intervistën e mbajtur më datë 30.12.2017, ndër ta kishte studentë me mesatare mbi 9.5.

• Sipas konkursit kërkohen 10 kandidatë ndërsa u pranuan 13!

Uji Dea

• Sipas konkursit: të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e vitit të dytë (fakultetet me 3 vite) ose studentët e vitit të tretë (fakultetet me 4 vite) ky kriter shkelet në disa raste!

• Sipas konkursit : Kandidatët kanë të drejtë ankese 15 ditë, në vendim shkruan deri më 5 Janar (3 ditë pune) !

• Sipas konkursit : të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e rregullt në Universitetin “Kadri Zeka” pikë kjo e shkelur sipas rezultateve të shpallura!

Për ironi të njëjtit studentë të pranuar për punë praktike kanë qenë të zgjedhur muaj më parë për bursa ndërkombëtare, vizita studimore si dhe këmbime të studentëve ku me kërkesën e studentëve kemi ngritur shqetësimin për këtë dukuri!

Gjithashtu shprehim shqetësimet tona si Parlament Studentor sepse në këtë komision nuk kishte asnjë anëtarë student thuhet në këtë reagimin e Parlamentit Studentor në UKZ./rajonipress/