Parlamenti shpërbëhet – deputetet bëjnë “selfie”

Probleme politike, partikake, shtetërore…Ankesa, mos-përgjegjësi, shpërbërje…Këto janë vetëm disa nga fjalët me të cilat mund ta përshkruash gjendjen aktuale të politikes kosovare, e cila po kalon nëpër një fazë që nuk është aspak për duartrokitje.
Megjithatë, disa nga gratë politikane në Kosovë, duket se po e marrin shtruar situaten. Edhe në kohë të tilla, po tregohen të qeta dhe shumë të përkushtuara ndaj ekspozimit.
Deputetet Justina Pula, Blerta Deliu dhe Ministrja e Integrimit Evropina, Vlora Çitaku, edhe në kaosin më të madh, gjejnë kohë të qeshin para aparatit fotografik.
Të kuruara deri në detaje, ato kanë bërë një “selfie” së bashku. Vërehet se “selfie” është bërë me skenar. Pula dhe Çitaku (Njëra majtas e tjetra djathtas) është planifikuar t’i nxjerrin dhëmbët jashtë, ndërkaq Deliu (në mes) të buzëqesh me gojën mbyllur.
A po ju pëlqejnë? /Indeksonline/