HW

“Parlamenti nuk e ka kryer detyrën për monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale”, Limaj pas protestës së veteranëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së kundër siç thonë ata padrejtësisë në Hagë ndaj ish-krerëve të luftës.

Limaj ka thënë se Kosova kërkon vetëm drejtësi dhe asgjë më shumë.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale.

ARKATANA

“Kosova kërkon drejtësi dhe nuk kerkojne asgje me shumë se të vërtetën dhe barazi para ligjit!Fatkeqësisht, Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Para pesë vitesh, u kam propozuar grupeve parlamentare që Parlamenti i Kosovës të shfrytëzojë mundësinë për të kontaktuar institute të pavarura dhe të specializuara, të cilat ofrojnë monitorim profesional”.

“Këto institute, të njohura në fushën e drejtësisë ndërkombëtare, kanë përvojë të jashtëzakonshme në raste të ngjashme që janë monitoruar më parë në Hagë. Një institut i monitoruar nga Parlamenti do ta kishte rritur besueshmërinë dhe transparencën e punës së Gjykatës dhe do të ndihmonte në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të të akuzuarve atje. Si atëherë, ashtu edhe sot, besoj se kjo ka qenë dhe mbetet rruga e vetme përmes së cilës një shtet serioz angazhohet me përgjegjësi në mbrojtjen e të drejtave të veta, të cilat rrezikojnë të përmbyten. Liri për çlirimtarët – Lavdi UÇK-së”, ka thënë Limaj. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.