UBT

Parlamenti i Malit të Zi me dy deputetë shqiptarë

/ 2 minuta lexim

Koalicioni në pushtet ka shënuar një fitore të lehtë në zgjedhjet e djeshme, por jo të mjaftueshme për të siguruar një shumicë parlamentare

Partitë shqiptare në përbërjen e re te Parlamentit të Malit të Zi do të përfaqësohen me dy deputetë.

Nga partitë/koalicionet shqiptare, e para renditet Forca për Bashkim (Forca – Genci Nimanbegu, Iniciativa Qytetare – Vasel Sinishtaj dhe Perspektiva) me 1.4% apo 1 mandat, kurse më pas Koalicioni Shqiptarë (PD – Fatmir Gjeka, ASh – Gjergj Camaj dhe LD në MZ – Mehmet Bardhi) me 1.1% apo 1 mandat.

UDSH-PPD – Mehmet Zenka me 0.9% sipas organizatave për monitorim, megjithëse është afër fitimit të mandatit do të mbetet jashtë parlamentit.

RCCOLA

Aleanca Rinore e Shqiptarëve – Anton Lulgjuraj po ashtu nuk kaloi pragun, e cila fitoi vetëm 0.1% të votave.

Kuvendi i Malit të Zi ka 81 vende, prandaj Koalicioni i Milo Gjukanoviq nuk ka shumicën absolute. Për sigurimin e shumicës atyre ju nevojiten edhe 2 mandate, ku sipas burimeve jozyrtare partitë e pakicave do të jenë ato të cilët do të i bashkëngjitën në formimin e shumicës. Partia e Gjukanoviqit edhe në përbërjen kaluar kishte në koalicion Partinë Boshnjake dhe atë Kroate, por kësaj herë duket nuk do ta kenë UDSH-në.

Në përbërjen e kaluar parlamentare nga subjektet shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi ishin 4 deputet.

Sipas 94.7% të votave të numëruara për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi,që u mbajtën dje, Koalicioni Mali i Zi Pozitiv – Milo Gjukanoviq ka fituar 45.6% të votave apo 39 mandate, Fronti Demokratik 23.8% apo 20 mandate, SNP 10.6% – 9 mandate, Mali i Zi Pozitiv 9.8% – 7 mandate.