ARKATANA

Parlamenti i jep pasaportën zvicerane kosovarit të dënuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendimi për dhënien e pasaportës zvicerane kosovarit 34 vjeçar është marrë me 76 vota pro dhe 35 kundër.

Parlamenti i Kantonit Aargau ka marrë të martën një vendim pozitiv lidhur me kërkesën për natyralizim të një shqiptari 34 vjeçar nga Kosova. Arsyeja përse parlamenti është marrë me këtë çështje lidhet e historinë e kosovarit. Ai ka qenë i dënuar para më shumë se 10 vitesh i dënuar me kusht pasi është zënë në mënyrë të përsëritur duke shkelur ligjin.

Komisioni për natyralizim e ka shqyrtuar këtë rast në mënyrë të veçantë.

Vendimi për dhënien e pasaportës zvicerane kosovarit 34 vjeçar është marrë me 76 vota pro dhe 35 kundër. Votat kundër kanë ardhur kryesisht nga SVP/UDC ndërsa debat lidhur me çështjen nuk është zhvilluar.

KKVITI

Parlamenti, para një viti, me kërkesën e SVP-së e kishin lënë pezull këtë kërkesë, pasi që parlamenti dëshironte që profili i kërkuesit të pasaportës zvicerane (shtetësisë) të shikohej më në hollësi. Pas kësaj, parlamenti detyrohej t`i jepte një përgjigje komisionit për natyralizim.

Nga ana e tij, komisioni ka ardhur në përfundimin se kërkuesi i ka plotësuar të gjitha kushtet për natyralizim sa i përket pastërtisë në çështjen e ndjekjes penale. Kështu ka thënë kryetari i komisionit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të SVP-së, Andreas Glarner. Regjistri penal i tij, nga viti 2010 është i pastër ndërsa në ekstraktin nga regjistri i veprave penale të kryera më herët nuk ka më të dhëna, respektivisht janë vjetërsuar.

Vendimi që kishte marrë komuna për natyralizimin e kosovarit që e kishte marrë komuna nuk përbën shkelje të ligjit dhe as të praktikës së komisionit.

Kosovari në fjalë, në vitin 2002 ishte dënuar gjashtë muaj me kusht për vjedhje të shumëfishtë, prishje të rendit, dhe shkaktim dëmi. Koha provuese e dënimit me kusht ka qenë tre vjet. Por ai gjatë k¨saj periudhe sërish kishte kryer një delikt në komunikacion dhe ishte dënuar. Ndërkohë ai jeton nga puna e tij si shitës veturash, është i martuar dhe ka dy fëmijë./albinfo.ch&sda/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.