HW

Parlamenti francez dekoron me medalje djaloshin nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bëhet fjalë për Armando Curri, i cili ka fituar një medalje si nxënësi më i mirë nga senati francez.

Curri kishte migruar në Francë tre vjet më parë, ai kishte fituar të drejtën e qëndrimit në Francë pasi ishte i mitur i pashoqëruar. Megjithatë, kur mbushi 18 vjet i erdhi urdhri që ta lëshojë vendin.

Djaloshit shqiptar 19-vjeçar i është thënë se nuk mund të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të statusit të tij ilegal.

Sic transmetojnë mediat në Prishtinë kreu i Senatit, Gérard Larcher, anëtarë i partisë opozitare të qendrës së djathtë, tha se djaloshi kosovar mund të marrë pjesë në të.

HW

Larcher i informuar me punën e Armando Currit njoftoi ministrin e brendshëm Francez për të arriturat e djaloshit dhe meritat e përgëzimit për suksesin e tij. Pas marrjes së çmimit, policia lokale njoftoi se do t’ia jap adoleshentit lejen e përkohshme për qëndrim tre-mujor.

“Në një ditë jeta ime ka ndryshuar. Jam tejet i lumtur”, tha Curri për radion France Bleu Loire.

Curri, tani është duke studiuar në nivelin bachelor dhe duhet të pres deri në mujain maj, kur gjykata administrative në Lion do të shqyrtojë ankesën e tij kundër urdhrit të dëbimit./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.