Uji Dea

Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën për Kosovën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku bërë të ditur se Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën e radhës për Kosovën në Strasburg, ndërsa Rezoluta u tha se përmban kërkesa të qarta për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Çollakut në Facebook:

Parlamenti Evropian sapo miratoi Rezolutën e radhës për Kosovën në Strasburg. Rezoluta përmban kërkesa të qarta për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

ARKATANA

Mirëpres sidomos vlerësimin pozitiv të Parlamentit Evropian për progresin në zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave, si dhe thirrjet që të gjitha palët e përfshira të bëjnë veprimet e nevojshme në mënyrë që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave gjatë vitit 2016. Unë shpreh mirënjohjen time të lartë për Parlamentin Evropian i cili e ka shprehur qartë edhe një herë gatishmërinë e vet për të dhënë pëlqimin e vet ndaj propozimit eventual nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, si dhe ka ftuar Komisionin Evropian që të bëjë një gjë të tillë sa më shpejtë. Për më tepër, e çmoj shumë rëndësinë që ky institucion i jep nevojës për intensifikimin e kontakteve ndër-njerëzore ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe atyre të shteteve të BE-në.

Parlamenti Evropian i ka dhënë vëmendje meritore nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA-së) si një hap i rëndësishëm i integrimit evropian të Kosovës dhe mekanizëm i fuqishëm në zbatimin reformave. Gjithashtu, edhe kësaj radhe përmes kësaj Rezolute është dhënë porosi e qartë për njohjen Republikës së Kosovës nga ana e pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke thënë se kjo do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në rajon dhe do të ngritë kredibilitetin e BE-së.

Rezoluta përshkruan realitetin tonë të tanishëm, në mes të ndryshimeve historike në rrugën e integrimit evropian duke përfshirë këtu nënshkrimin e MSA-së si dhe ecjen drejt përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave në një anë, dhe përballjes me sfidimin e brendshëm të funksionimit të institucioneve demokratike nga ana tjetër. Falënderoj të gjithë eurodeputetët që po vazhdojnë të mbështesin alternativat integruese edhe përmes sugjerimeve të tyre të mirëseardhura për tejkalimin e sfidave dhe për rikthimin e fokusit në agjendën reformuese evropiane që do ta shpie vendin tonë drejtë zhvillimit dhe integrimit evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.