United Hospital

Parlamenti dhe Qeveria, deri të premten

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësues të koalicionit PAN kanë bërë të ditur se deri në fund të kësaj jave do të konstituohet Parlamenti dhe do të votohet edhe qeveria “Haradinaj”. Me shumë gjasë seanca e Kuvendit do të ftohet për nesër. Në anën tjetër, lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja thonë se Qeveria e re do të dirigjohet nga Beogradi, shkruan sot, gazeta Zeri.

Koalicioni PAN, të cilit së fundmi i është bashkuar edhe AKR-ja, po vazhdon të zotohet se këtë javë do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe do ta votojë Qeverinë.

Eco Higjiena

Madje, si datën më të afërt për vazhdimin e seancës PAN-i po e përmend datën 7 shtator (ditën e nesërme), ndërsa një ditë më pas, sipas tyre, do të votohet ekzekutivi i ri. Por pavarësisht se kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjes së PAN-it për seancë, këta të fundit ende nuk kanë treguar se kur janë të gatshëm për vazhdimin e saj.

Ndërkohë as Lista Serbe deri më tash nuk ka dalë publikisht në përkrahje të bërjes së Qeverisë nga PAN-i. Nga ana tjetër, LVV-ja dhe LDK-ja kanë konsideruar se Qeveria e ardhshme nuk do të jetë assesi jetëgjatë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.