UBT

Parlamentarët konfirmojnë shkeljet e Hasanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shpërfillja që i ka bërë Kuvendit të Kosovës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Brukselit për vazhdim të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, ka alarmuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Derisa disa nga ta kanë kërkuar informata më të hollësishme nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të tjerët kanë kërkuar që të gjenden format e ndëshkimit të Enver Hasanit.

Pak ditë, pasi gazeta Tribuna ka nxjerrë në pah se kreu i Kushtetutës ka bërë një kërkesë që nuk ka mbështetje në Kushtetutë, duke iu drejtuar presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe zyrtares së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, kryetari i Komisionit të ligjeve që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kjo çështje duhet trajtuar në Kuvend, gjithsesi. “Kjo çështje besoj që duhet të trajtohet gjithsesi, sepse organi krijues i Gjykatës Kushtetuese është Kuvendi i Kosovës.

Mobi Casa

Por, ky problem mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të trajtohet. Mendoj që do ta trajtojmë në Komisionin parlamentar sapo ta marrim informatën e sigurt që ajo ka ndodhur vërtet”, ka thënë Gashi për Tribunën. Ndryshe prej tij, vërtetësinë e lajmit as që e ka vënë në dyshim shefja e grupit parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Myzejene Selmani…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.