Parku po bëhet, punimet po kryhen, po telat dhe largpërçuesit pengesa serioze?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selatin Mehmeti qytetar i kujdesshëm dhe i cili frekuenton hapësirat e bukura të qytetit thotë se është për ta përshëndetur ndërtimin e parkut të “Baja”, si dhe punimet që po kryhen aty, por është e habitshme se si është e mundur ata largpërçues të qëndrojnë ende aty. Si do të shëtitën qytetarët, në një vend ku ka tension të lartë mbi kokë shprehet Mehmeti.

Tek “Baja”, në qytet ka filluar së ndërtuari një park për qytetarët i cili nga pamja duket vërtet të jetë një park i bukur, por qytetarët po e shohin pengesë largpërçuesin i cili ndodhet në mes të parkut.

Selatin Mehmeti është qytetar gjilanas që shtetit dhe frekuenton këto hapësira nga kureshtja dhe dëshira.”Vërtet ju kemi gëzuar këtij parku sepse bëhet mirë për qytetin, për qytetarët. Por nuk e kuptojë sesi është e mundur ende të qëndrojë aty largpërçuesi i cili bartë tension të lartë. Si do të dalin e qëndrojnë aty qytetarët kur e din se mbi kokë e kanë tensionin e lartë” shprehet me shqetësim Selatin Mehmeti.

“Kjo është jashtë çdo norme dhe komuna duhet urgjentisht ta evidentojë këtë defekt sepse edhe kompania apo punëtorët e saj mund të pësojnë gjatë punimeve” shprehet Mehmeti./rajonipress/