Uji Dea

Parku në lagjen “Arbëria” kah fundi, LDK hedh dyshime

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arben Mehmeti thotë se punimet në parkun “Arbëria” mirë që po zhvillohen, por një pjesë e hapësirës publike aty është e uzurpuar dhe tash është rasti që të goditen institucionalishtë të gjithë ata që kanë cenuar pronën publike, posaçërisht në këtë pjesë ku veç është duke u punuar. Por version tjetër jep kryetari Qemajl Mustafa.

Lagja “Arbëria” dhe një pjesë e “Zabelit” tashmë janë në prag të finalizimit të punimeve të një parku modern gjelbërimi që është një investim në vlerë të 157 mijë eurove.

Por ky investim dhe ky projekt shumë madhor për këtë lagje, po shihet me dyshime nga këshilltarët e LDK-së. Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së tha për rajonipress se nga punimet që janë duke u zhvilluar në parkun “’Arbëria’’ shihet se një pjesë e hapësirës publike është e uzurpuar në këtë lokacion dhe tashmë seriozisht edhe realizimi i projektit të parkut ka pengesa të natyrave të ndryshme. “Nga qytetarët në atë pjesë thuhet se ka objekte montuese në pjesën publike , shtëpi dhe forma tjera të uzurpimeve, dhe tashmë seriozisht janë duke e rrezikuar hapësirën publike për këtë lagje dhe indirektë edhe këtë park që të jetë më funksional” tha Mehmeti.

Mehmeti tha se tash është rasti që të goditen institucionalishtë të gjithë ata që kanë cenuar pronën publike posaçërisht në këtë pjesë ku veç është duke u punuar dhe është më lehtë arsyeja e veprimeve të organeve të inspeksionit.

Uji Dea

Sipas tij me kohë është kërkuar që të definohet prona publike dhe të lirohet për interesa publike dhe për nevoja të parkut të kësaj lagje posaçërisht, dhe kemi kërkuar në fillim që të definohet mirë prona dhe të mos i lihet në pronësi uzurpatorëve dhe kemi marrë një premtim se do të ketë veprime adekuate konformë ligjeve për mbrojtjen e pronës publike, por në teren situata shihet se është ndryshe.

Por Qemajl Mustafa ka tjetër version për parkun në “Arbëri”. Mustafa tha për rajonipress se punët në Arbëri po shkojnë mirë dhe me dinamikën e duhur.”Projekti i parkut në Arbëri është specifik sepse është projekt i dedikuar gjenerimit të vendeve të punës dhe është i kushtëzuar të zgjasë katër muaj. Gjysma (50%) e fondit të projektit prej 156 mijë eurove është e destinuar për pagat e fuqisë punëtore, meqë aty janë të angazhuar rreth 40 punëtor nga qendra rajonale e punësimit. Projekti është në fazën përfundimtare” tha Mustafa.

Sipas Mustafës dinamika në këtë projekt ka qenë e ulët sepse nuk është lejuar që të punohet me makineri , por kryesisht me dorë për ta angazhuar fuqinë punëtore. Të gjitha punët nëntokësore si kanalizimi fekal, atmosferik, ujësjellësi, ndriçimi publik janë kryer dhe definimi i zonave është bërë .”Tashti janë punët finale sipërfaqësore dhe nuk ka asnjë kontest që e pengon projektin. Në vijën e cila e kufizon lagjen kah Zabeli i Sahit Agës ka pasur uzurpime të vjetra po që me kohën pronarët e kanë qitur tokën mbi emrat e tyre privat. A ka pasur parregullsi apo jo e thotë koha përmes gjykatës. Pra uzurpimet eventuale nuk e kanë penguar projektin asnjë ditë” tha Mustafa.

Kreu i Komunës është i bindur se nëse nuk ka të reshura penguese , projekti i parkut në Arbëri mund të përfundojë pas një muaji. Mehmeti ndërkaq ka paralajmëruar që rastin e Arbërisë do ta aktualizojë edhe në seancën e radhës së Kuvendit Komunal./rajonipress/