Parku i qytetit po shkatërrohet e degradohet, Alban Hyseni në kërkim të modës, e në përcjellje të rrjeteve sociale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Halit Azemi avokat gjilanas dhe banues në qendër të qytetit thotë se është e turpshme se si po degradohet para syve tanë qendra dhe frymëmarrja e vetme e Gjilanit. Parku i qytetit ka një javë që nuk po mirëmbahet e pastrohet dhe shkak është prishja e hidroforit të paktën kështu kam dëgjuar. Do të bëjë kallëzim penal kundër Alban Hysenit e Mentor Mihovcit për degradim të qëllimshëm të ambientit.

Një prishje e rrymës i ka mjaftuar drejtorisë së shërbimeve publike që të mos e rregullojë e për pasoj parku i qytetit po shkrumbohet i tëri.

Erë kundërmuese, papastërti gjithkund po mbretëron këto ditë të nxehtit në vendin ku do të duhej të ishte vetëm relaksim.

Avokati Halit Azemi i cili është edhe banues në qendër thotë për rajonipress se kjo çka po ndodhë vërtetë është e patolerueshme dhe shumë dëshpëruese.

Hidromorava

”Parku po shkatërrohet qëllimisht dhe në sytë tanë. Për një prishje që mund të kushtoj 10 euro parku po degradohet, ndërsa unë shumë shpejt do të ngris kallëzim penal ndaj Alban Hysenit e Mentor Mihovcit. Kryetari ka të drejtë ta ndjeg gardërobën e të qëndrojë tërë kohën në rrjetet sociale, por drejtorët duhet të jenë në teren dhe tu përgjigjen kërkesave të publikut” shprehet Azemi.

Avokati Azemi thotë se dikur parku i qytetit ishte model për komunat e Kosovës, e tani fatkeqësisht jemi model për të keq në rajon./rajonipress/

Ps. Një foto e dikurshme kur mirëmbahej parku derisa në menaxhment ishin Bajram Isufi e Fadil Osmani.