Fundamenti

Parku i qytetit në gjendje të mjerueshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Parku i qytetit duket në gjendje të mjerueshme. Të gjithë ata kalimtar të rastit po edhe pushuesit e shumtë po trishtohen nga pamjet e rënda që po përjeton parku në mungesë të mirëmbajtjes.

Gjithçka ishte në rregull derisa mirëmbahej nga kompania “Elbau”, por komuna i ka ndërprerë kontratën dhe tani pritet të shpallet tenderi i ri.

Derisa të kryhen procedurat e që mund të zgjasi me javë të tëra, parku i qytetit do të mbetet në mëshirën e fatit.

Mobi Casa

Osmani një pensionist dhe frekuentues i rregullt i parkut thotë se ky është krim institucional.”Se kuptojë këtë komunë e këta zyrtar komunal që sillen aq keq me parkun e qytetit. Ky park është zemra dhe mushkëritë e Gjilanit dhe duhet të mirëmbahet në të gjitha stinët” shprehet ai.

Edhe, Fadili një tjetër qytetar thotë se ishte e rëndë pamja e ditëve të fundit. “Jemi mësuar ta shohim parkun e pastër, të gjelbëruar e të mbajtur nga punëtorët e tani gjithçka po duket shkret dhe po na pengon kjo pamje trishtuese” shprehet Fadili./rajonipress/