Fundamenti

“Parku i paqes” shkakton dhunë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Motoja “Ose ju ose na” ra të dielën pasdite. Qindra protestues shqiptarë me këtë moto marshuan drejt urës së Ibrit, ku ditë më parë midis urës që ndan qytetin e minatorëve, vendosën një të ashtuquajtur “Park i Paqes”. Por ata nuk u lejuan t’i afrohen parkut fare, pasi u zmbrapsën nga policia me dhunë. Kështu që motoja e protestuesve shqiptarë ra pasi që nuk arritën të afrohen te ura e lirë që po e kërkojnë.

Rreth orës 15 protestuesit u nisën për të marshuar drejt vendit ku janë mbjellë pisha, lule dhe po ndërtohet një mur betoni. Por u penguan nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i që ishin përqendruar mbi urën e lumit Ibër. Koncentrimi i gjithë këtyre forcave të Policisë ka filluar disa orë më parë. E protestuesit të nervozuar kanë tentuar ta thyejnë kordonin që policia kishte vendosur për t’i penguar ata.

Uji Dea

Ata filluan të gjuajnë me gurë mbi policinë e këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Protestuesit u kanë vënë flakën dy veturave të policisë, ndërsa një e ndërkombëtarëve është rrokullisur. Raportohet edhe për policë të lënduar gjatë kësaj proteste.

Avni Zahiti zëdhënës i Policisë për Mitrovicë, ka thënë se janë më shumë se shtatë policë të lënduar, ndërkaq raportohet edhe për disa qytetarë që kanë marrë lëndime…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.